Tre banorë të rinj janë bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, duke hyrë në garë për Çmimin e Madh.
Edisa ka studiuar marketing, por është e apasionuar pas estetikës, modës dhe fitnesit. Ajo thotë se ka hyrë për të shpërndarë energji pozitive dhe se gjithmonë arrin atë që dëshiron.
Nikol, 23 vjeçe, është fotomodele nga Korça. Ka jetuar për vite në Gjermani dhe së fundmi është kthyer në Shqipëri. Ajo shprehet se nuk hesht përballë padrejtësive.
Egi është e martuar dhe nënë e një djali 15-vjeçar. Ka studiuar pikturë në Firence dhe punon si personal-trainer. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com