Banori i BBVK-së, Ludo sonte (e hënë) në Prime ka folur në lidhje me raportin e Klodit me Elijonën.
Ai është shprehur se ajo që po bën Klodi është një manipulim me Elijonën.
“Ti po e manipulon një vajzë 19-vjeçare”, është shprehur ai.
“Po shihen gjërat. I ka ra në fije, gjysmë ore aktiv me Elijonën në Prime. Londrimi bën shumë më shumë me dalë në Prime”, tha tutje.
Ludo Lee ka analizuar lojën e tre banorëve, Klodit, Elijonës e Londrimit, duke qëndruar vazhdimisht pas tyre.
Kjo nisi pas diskutimit për raportin e tyre meqë është diskutuar që një kohë.
Elijona ka shprehur pëlqim për Klodin, ndonëse ai ka jashtë një lidhje dashurie. /Telegrafi/