Benita Zena ka folur sërish për dhëmbët e saj, një temë që kishte ngjallur reagime të shumta dhe kishte bërë bujë në internet edhe para se ajo të bëhej pjesë e Big Brother VIP Kosova.
Gjatë një bisede me banorët brenda shtëpisë, Benita u tregoi atyre më gjerësisht rreth përvojës së saj dhe si erdhi deri tek rregullimi i dhëmbëve me këtë teknikë.
“Vendosa me i ndërru edhe shkova… me i bë thjesht normalë edhe doktori më tha qysh e paske fytyrën, taman të kishin shku një palë dhëmbë që hala kërkush nuk i ka as në Kosovë as në Shqipëri, edhe thashë hajde çfarë kokan”, u thoshte banorëve.
“Teknika më e re, këta nuk janë diamanta, por i kanë thyerjet e diamantëve, sepse e keqkuptuan… dhe unë shumë mire e kam thënë është teknika më e re, thyerjet e diamantëve, që janë të punuara”, ka shtuar mes tjerash ajo.
Benita kishte folur edhe më herët për këtë temë në paraqitjet e saj publike, derisa në intervista të ndryshme pati deklaruar se procedura i kishte kushtuar me mijëra euro.