Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Të paktën 40 persona humbin jetë në Francë, ndërsa vala e të nxehtit prej 43 gradësh përfshiu vendin

    June 23, 2026

    Studentët e gazetarisë trajnohen nga Telegrafi për etikën në gazetari, raportimin lokal, fotografinë dhe video-storie

    June 23, 2026

    Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, rrugët mbulohen nga uji

    June 23, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Të paktën 40 persona humbin jetë në Francë, ndërsa vala e të nxehtit prej 43 gradësh përfshiu vendin
    • Studentët e gazetarisë trajnohen nga Telegrafi për etikën në gazetari, raportimin lokal, fotografinë dhe video-storie
    • Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, rrugët mbulohen nga uji
    • Bogujevci viziton Shtëpinë Muze të Ymer Elshanit: Ruan kujtesën, historinë dhe fjalën e shkruar
    • Mickoski për kthimin e Taravarit në Qeveri: Gjëra të tilla nuk diskutohen përmes mediave
    • Cycle Kosovo for Children mbledh 16,000 € për Klinikën e Pediatrisë, vazhdon fushata drejt synimit prej 25,000 €
    • Ministri i Sportit vlerëson sukseset e Gresa Bakraçit: Kosova është krenare me kampionen tonë
    • Policia e Rajonit të Ferizajt shqipton qindra gjoba për shpejtësi dhe përdorim telefoni në timon
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Tuesday, June 23
    • Ballina
    • Lajme

      Derivate FALAS në Shell, vetëm në Interex (lexo për më shumë)

      June 23, 2026

      Biberi i kuq ‘’Besiana’’ sjell aromën tradicionale në çdo recetë familjare

      June 23, 2026

      Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

      June 22, 2026

      Ikona italiane Vespa feston 80-vjetorin edhe në Prishtinë!

      June 22, 2026

      Bonu gati për verë me zbritjet e Mega Sport Shop

      June 22, 2026
    • Bota
      • SHBA
      • Donald Trump
      • Rusia
      • Ukraina
      • Kriza në Ukrainë
      • Venezuela
      • Irani
      • Serbia
      • Bashkimi Evropian
      • Volodymyr Zelensky
    • Sport
      • Transferimet
      • Premier League
      • La Liga
      • Real Madrid
      • Barcelona
      • Serie A
      • Man Utd
      • Liverpool
      • Chelsea
      • Man City
      • Juventus
      • Arsenal
      • Bayern Munich
      • Ac Milan
      • Superliga e Kosovës
    • Zgjedhjet

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet menjëherë

      June 23, 2026

      Vazhdon rinumërimi i votave në QNR

      June 19, 2026

      Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, Kurti me një video mesazh

      June 18, 2026

      Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

      June 11, 2026
    • Moti

      Java nis me kthjellime dhe temperatura të larta në Shqipëri

      June 22, 2026

      Sot mot i kthjellët dhe me diell

      June 15, 2026

      Mot me vranësira dhe intervale me diell

      June 7, 2026

      Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

      May 30, 2026

      Rikthehet dielli, si parashikohet moti në Shqipëri për këtë të premte

      May 1, 2026
    • Video
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

    Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

    korrektpressBy korrektpressJune 23, 2026 Ballkani perëndimor 3 Mins Read
    Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar
    Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Tetë vjet pas hyrjes në fuqi të standardeve për kontrollin e ndotjes së ajrit sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë, emetimet e ndotjes në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni të Veriut dhe Serbi janë 6.6 herë më të larta se niveli i lejuar, thuhet në raportin e ri të Bankwatch-it.

    Bankwatch është rrjeti më i madh i organizatave mjedisore dhe shoqatave për të drejtat e njeriut në Evropën Qendrore dhe Lindore.

    Raporti, i titulluar “Përputhu ose mbyll”, u publikua më 23 qershor dhe trajton moszbatimin e ligjeve për emetimet e dioksidit të squfurit (SO₂) nga termocentralet e vjetruara me qymyr në Ballkanin Perëndimor, të cilat, vitin e kaluar, i kanë tejkaluar kufijtë ligjorë, raporton Evropa e Lirë.

    Në të njëjtën kohë është rritur edhe ndotja nga pluhuri, duke arritur nivelin më të lartë që nga hyrja në fuqi e rregullave aktuale në vitin 2018.

    Termocentralet me qymyr në Bosnje dhe Hercegovinë kanë qenë emetuesit më të mëdhenj të SO₂, me 196.940 tonë, që është 12.7 herë mbi kufirin e lejuar.

    Pas saj renditet Serbia me 177.756 tonë, ose 5.1 herë mbi nivelin e lejuar.

    Në të gjithë rajonin, emetimet e SO₂ janë ulur vetëm në mënyrë të lehtë që nga viti 2018.

    Kufijtë e emetimeve në vitin 2025 janë bërë edhe më të rreptë se në vitet e mëparshme – gjë që ka çuar në shkelje edhe më të mëdha, thuhet në raportin e Bankwatch-it.

    Ndotësi më i madh i SO₂ në vlera absolute mbetet termocentrali Uglevik në Bosnje dhe Hercegovinë, edhe pse ai ka pajisje për desulfurizim.

    Emetimet në vitin 2025, me 115.079 tonë, kanë qenë më të lartat që nga hyrja në fuqi e rregullave për kontrollin e ndotjes në vitin 2018.

    Ndotja nga pluhuri ka qenë 2.9 herë më e lartë se niveli i lejuar në vitin 2025, duke arritur nivelin më të lartë absolut dhe relativ që nga fillimi i zbatimit të rregullave më 2018.

    Kjo është nxitur kryesisht nga një rritje e madhe në termocentralin e Manastirit në Maqedoninë e Veriut, i cili ka dyfishuar emetimet krahasuar me vitin 2024.

    Vetëm ai ka emetuar më shumë se 7.094 tonë mbi kufirin e lejuar për të gjithë rajonin.

    Gacko në Bosnje dhe Hercegovinë mbetet gjithashtu emetuesi më i madh relativ i pluhurit. Pavarësisht një rënieje të lehtë krahasuar me vitin 2024, ai ka emetuar 15.1 herë më shumë se niveli i lejuar.

    Ashtu si në vitin 2024, emetimet totale të oksideve të azotit nga termocentralet në vitin 2025 kanë qenë 1.4 herë mbi kufirin e lejuar.

    Kosova, Bosnje dhe Hercegovina dhe Serbia kanë tejkaluar kufijtë ligjorë, ndërsa emetimin më të madh e ka pasur Nikolla Teslla B në Serbi – 11.247 tonë.

    Termocentrali në Plevle në Mal të Zi ka kaluar nëpër një rikonstruksion në vitet e fundit dhe pjesën më të madhe të vitit 2025 nuk ka funksionuar.

    Megjithatë, nuk ka prova se ai është në përputhje me standardet e ndotjes që do t’i lejonin vazhdimin e operimit.

    Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka hapur disa raste shkeljesh kundër vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke konfirmuar funksionimin e paligjshëm të termocentraleve të tyre me qymyr.

    Megjithatë, asnjë qeveri nuk ka vendosur gjoba ndaj këtyre termocentraleve dhe nuk ka plane të qarta, të përditësuara dhe realiste për përputhje me rregullat apo mbyllje të tyre.

    Nga janari i këtij viti ka hyrë në fuqi edhe Mekanizmi i BE-së për Rregullimin e Emisioneve të Karbonit (CBAM), i cili rrit koston e eksportit të energjisë elektrike dhe e bën edhe më pak fitimprurës prodhimin nga termocentralet me qymyr.

    TË TJERA

    Siljanovska-Davkova: Ballkani Perëndimor është më i përparuar se Ukraina dhe Moldavia

    Pa qasje të veçantë, Kosova mbetet ‘e bllokuar’ në integrimet evropiane

    Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të drejtë të kufizuar vote për anëtarët e rinj të BE-së

    Andonovski: Korniza ligjore është gati, vendimi për roamingun varet nga BE-ja

    Si u bë Ballkani Perëndimor “fabrika” e Europës… çfarë vjen më pas?

    Pse 1 miliard dollarë në kontrata energjetike në Ballkan po i shkojnë një kompanie të lidhur me familjen Trump?

    Kur Shqipëria do t’i bashkohet BE-së, Rama: Tre gjëra nuk mund të parashikohen – Zoti, seksi dhe BE-ja

    LEXO GJITHASHTU

    Të paktën 40 persona humbin jetë në Francë, ndërsa vala e të nxehtit prej 43 gradësh përfshiu vendin

    June 23, 2026

    Studentët e gazetarisë trajnohen nga Telegrafi për etikën në gazetari, raportimin lokal, fotografinë dhe video-storie

    June 23, 2026

    Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, rrugët mbulohen nga uji

    June 23, 2026

    Bogujevci viziton Shtëpinë Muze të Ymer Elshanit: Ruan kujtesën, historinë dhe fjalën e shkruar

    June 23, 2026
    TË TJERA

    Mickoski për kthimin e Taravarit në Qeveri: Gjëra të tilla nuk diskutohen përmes mediave

    June 23, 2026

    Cycle Kosovo for Children mbledh 16,000 € për Klinikën e Pediatrisë, vazhdon fushata drejt synimit prej 25,000 €

    June 23, 2026

    Ministri i Sportit vlerëson sukseset e Gresa Bakraçit: Kosova është krenare me kampionen tonë

    June 23, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.