Fenerbahce ka njoftuar zyrtarisht të hënën se ka ndarë rrugët me trajnerin Domenico Tedesco dhe stafin e tij teknik.
Vendimi u mor pas mbledhjes së bordit drejtues, ndërsa klubi konfirmoi se ndryshimet nuk ndalen vetëm te pankina.
Në të njëjtën komunikatë, Fenerbahçe bëri të ditur se ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin edhe me drejtorin sportiv Devin Ozek dhe koordinatorin e futbollit Berke Çelebi. Klubi i falënderoi për kontributin dhe u uroi suksese në vazhdim të karrierës.
Për pjesën e mbetur të sezonit, skuadra do të drejtohet nga ndihmëstrajneri Zeki Murat Gole, i cili do të marrë rolin e trajnerit të përkohshëm deri në fund të kampionatit.
Tedesco në krye të ekipit ishte për 45 ndeshje, ku regjistroi 26 fitore, 12 barazime dhe 7 humbje, me 87 gola të shënuar dhe 46 gola të pësuar. /Telegrafi/