Barcelona ka arritur një fitore mbresëlënëse ndaj Newcastle United në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, duke e mbyllur ndeshjen me rezultat 7-2, dhe me rezultatin e përgjithshëm 8-3 kalon në çerekfinale.
Ndeshja nisi me një gol të hershëm nga Raphinha në minutën e 6-të, i cili shfrytëzoi një pasim të saktë nga Fermín për të mposhtur portierin e Newcastle.
Newcastle reagoi me golin e Anthony Elanga në minutën e 15-të, duke barazuar rezultatin 1-1 pas një pasimi perfekt nga Lewis Hall.
Barcelona rifitoi avantazhin me golin e Marc Bernal nga pasimi i Gerard Martin në minutën e 18-të (2-1), ndërsa Newcastle barazoi sërish përmes Elangës në minutën e 28-të.
Barcelona mori epërsinë në kohën shtesë të pjesës së parë, me golin nga pika e bardhë të Lamine Yamal.
Pas kësaj, Barcelona mori kontrollin e ndeshjes dhe shënoi katër gola të tjerë.
Fermin Lopez shtoi rezultatin në 4-2, ndërsa polaku Robert Lewandowski, shtoi dy gola të tjerë, duke e quar rezultatin në 6-2.
Golin që e mbylli sfidën e shënoi Raphinha për 7-2.
Me këtë fitore, Barcelona kalon me rezultatin e përgjithshëm 8-3 dhe tani pret të njohë kundërshtarin e çerekfinales së Ligës së Kampionëve, duke mbajtur gjallë shpresat për trofeun evropian këtë sezon. /Telegrafi/