Një 55 vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar të kontrabandojë 510 litra naftë në Kosovë.
Sipas një njoftimi bëhet e ditur se si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 55 vjeç, banues në Kukës.
“Në SPK Qafë Shishtavec, në hyrje të RSh-së, u gjetën në automjetin që drejtonte, rreth 510 litra naftë të dyshuara të kontrabanduara nga Kosova. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/