Një situatë e tensionuar është regjistruar gjatë ditës së sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku dy banorët, Miri dhe Mateo, janë përfshirë në një debat të ashpër që për pak sa nuk ka përfunduar në përplasje fizike.
Të dy janë parë duke diskutuar me tone të larta, ndërsa tensioni mes tyre është rritur nga momenti në moment.
Në një çast që ka shqetësuar edhe banorët e tjerë, Miri është afruar në mënyrë kërcënuese ndaj Mateos dhe ka bërë një gjest sikur po e godiste me shuplakë, duke krijuar një atmosferë të rënduar në shtëpi.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të menjëhershme edhe te publiku në rrjetet sociale, ku shumë shikues kanë komentuar sjelljen e tyre dhe kanë kërkuar ndërhyrje nga produksioni për të shmangur situata të tilla.
Mbetet të shihet nëse produksioni do të marrë masa disiplinore ndaj ndonjërit prej banorëve, ndërsa tensionet brenda shtëpisë duket se po rriten dita-ditës, duke e bërë garën edhe më të fortë dhe dramatike për banorët e mbetur. /Telegrafi/