Një zhvillim softuerik i dedikuar për tregjet evropiane, i ndërtuar nga Tech Frame, me seli në Munich të Gjermanisë dhe kompani motër në Kosovë, ka debutuar zyrtarisht në tregun gjerman me zgjidhjen e tij më të re – ONERI.
ONERI (Sales Management Solution) është një platformë e specializuar për menaxhimin e shitjeve, e fokusuar kryesisht në industri si Telekomunikacioni, Energjia dhe sektorë të tjerë me procese komplekse operative.
Zgjidhja synon të digjitalizoj dhe optimizoj të gjitha proceset e përditshme të shitjes, duke rritur efikasitetin dhe transparencën në organizatë.
Zhvillimi i ONERI-t ka nisur në vitin 2020, fillimisht përmes analizës së detajuar të nevojave të një kompanie të caktuar, e më pas duke përfshirë kërkesat dhe përvojat e disa kompanive të tjera.
Sipas themeluesit Gezim Begolli, platforma është ndërtuar mbi bazën e nevojave reale të tregut evropian, me fokus të veçantë në performancën dhe menaxhimin e ekipeve të shitjes.
ONERI ofron funksionalitete të avancuara që përfshijnë:
Digjitalizimin e proceseve të shitjes,
Monitorimin e progresit dhe performancës,
Menaxhimin e komunikimit të brendshëm,
Trajnimin dhe zhvillimin e stafit,
Gjatë javës së kaluar, ONERI u prezantua në një nga ngjarjet më të rëndësishme të industrisë së energjisë në Evropë, E-world energy & water, që mbahet çdo vit në Essen, Gjermani.
Në mesin e kompanive më të njohura të sektorit të energjisë, ONERI prezantoi një zgjidhje të avancuar që tashmë përdoret nga disa prej kompanive më të suksesshme në këtë industri.
Me këtë prezantim, Tech Frame synon të forcoj praninë e saj në tregun gjerman dhe më gjerë, duke ofruar një produkt inovativ që mbështet transformimin digjital të proceseve të shitjes në industri strategjike.
Për më shumë informacione rreth ONERI: www.oneri.de
Për më shumë rreth panairit: www.e-world-essen.com