Një dasmë po zhvillohet në Big Brother VIP Kosova 4 në mes të Klodian Mihajt dhe Elijona Binakajt.
Atyre i është organizuar një event madhështor në Klan Arena, ku të ftuar veç banorëve, ka edhe të tjerë.
Të pranishëm janë edhe dy opinionistet Olta Gixhari dhe Leonora Jakupi si dhe moderatorët: Alaudin Hamiti e Jonida Vokshi.
Foto: YouTube
Ata kanë ndarë mendimet e tyre për dasmën si dhe emocionet e kësaj nate madhështore.
Olta tha se është hera parë që merr pjesë në një dasmë në Kosovë dhe se është shumë e lumtur.
Alaudini gjithashtu po mbante në duar unazat e çiftit, ku do t’i thonë ‘PO’ njëri-tjetrit.
Mbetet për t’u parë se si do të jetë atmosfera në këtë dasmë të Big Brother. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com