Stelina dhe Keijsi kanë pasur një darkë sqaruese me njëri-tjetrin, të organizuar nga banorët në Big Brother VIP Albania.
Ata kanë biseduar për raportin e tyre, të shkuarën dhe për shumë gjëra që nuk kanë arritur t’i flasin.
“Gjatë kësaj kohe të ka shkuar ndonjëherë mendja të më thërrisje?”, ka qenë pyetja që iu drejtua nga banorja.
Foto: Instagram
Keijsi në anën tjetër ia ktheu: “Ti e di se unë kam një problem me veten. Dhe nëse më shkon në mend unë s’e bëj. Ti e di shumë se çfarëdo gjëje që përjetoj unë nuk e shfaq”.
Dyshja janë njohur në programin e dashurisë “Përputhen” dhe më pas kanë shkëputur kontaktet.
Foto: Instagram
Tani janë ritakuar në Big Brother, ku të dy janë pjesëmarrës të edicionit të pestë.
Mbetet për t’u parë se si do të shkojë kjo marrëdhënie e tyre tani në këtë format. /Telegrafi/