Persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës dhe kanë vjedhur para të gatshme si dhe stoli ari.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 23:19 në fshatin Sferkë të Klinës.
Tutje bëhet e ditur se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.
“Fsh. Sferkë, Klinë / 22.02.2026 – 23:19. Është raportuar se person/a të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe kanë vjedhur para të gatshme, si dhe stoli ari. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në raport. /Telegrafi/