Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje në institucione arsimore në Viti

    January 15, 2026

    Partia e Arjanit Hoxhës i bashkohet BDI-së

    January 15, 2026

    Merrte pagë pa shkuar në punë për mbi dy vjet, arrestohet bibliotekisti dhe një zyrtar tjetër në Gjilan

    January 15, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje në institucione arsimore në Viti
    • Partia e Arjanit Hoxhës i bashkohet BDI-së
    • Merrte pagë pa shkuar në punë për mbi dy vjet, arrestohet bibliotekisti dhe një zyrtar tjetër në Gjilan
    • Hoti kërkon dorëheqjen e Abdixhikut: Standardi i dorëheqjes pas humbjes së thellë është i qartë
    • Pasaporta e Maqedonisë së Veriut renditet e 38-të në botë
    • Miri tregon fjalët e bashkëshortes para se të hynte në Big Brother VIP Albania 5
    • Juventusi synon të përfitojë edhe 20 milionë euro nga dy brazilianët e harruar
    • Zelensky falënderon Shqipërinë për mbështetjen
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, January 15
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Tanku absurd “luleradhiqe” i Rusisë tregon se sa i dëshpëruar është bërë Putini

    Tanku absurd “luleradhiqe” i Rusisë tregon se sa i dëshpëruar është bërë Putini

    korrektpressBy korrektpressJanuary 13, 2026 Hamish de bretton-gordon 4 Mins Read
    Tanku absurd “luleradhiqe” i Rusisë tregon se sa i dëshpëruar është bërë Putini
    Tanku absurd “luleradhiqe” i Rusisë tregon se sa i dëshpëruar është bërë Putini
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Burimi: The Telegraph
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Përmirësimi më i fundit i dizajnit të tankeve ruse, do t’i shtynte krijuesit e tankut të fuqishëm dhe fitues në luftë, T-34, të rrotulloheshin në varr. I ashtuquajturi “tank luleradhiqe”, i paraqitur me krenari nga ministria e Mbrojtjes së Rusisë javën e kaluar, nuk është një hap përpara, por një simptomë dëshpërimi. Është përpjekja më e fundit dhe e vrazhdë për të ndalur humbjet katastrofike të mjeteve të blinduara në të ashtuquajturin “operacion ushtarak special” të Putinit – humbje të cilën vlerësimet e besueshme e caktojnë në mbi 6 000 tanke ruse.

    Më shumë tanke janë shkatërruar tani në Ukrainë sesa gjatë Betejës së Kurskut në Luftën e Dytë Botërore – në përplasjen vendimtare që shënoi humbjen e parë vendimtare të Gjermanisë naziste në Frontin Lindor dhe ndryshoi rrjedhën e konfliktit. Duket se historia po përsëritet disa kilometra më në perëndim. Ashtu si Hitleri para tij, ambicia e Putinit për ta nënshtruar Evropën mund të jetë edhe shkak i rënies së tij. Napoleoni në dimër e zbuloi marrëzinë e marshimit drejt Moskës; autokratëve modernë duhet t’u tërhiqet vëmendja për rrezikun e zhvillimit të betejave të blinduara pranë Kurskut.

    Janë kthyer në farsë përpjekjet e Rusisë për të mbrojtur tanket e saj nga dronët ukrainas. Fillimisht erdhën “tanket breshkë”, të mbuluara me fletë metali të papërpunuar. Pastaj “iriqët”, të mbushur me gjemba çeliku. Tani kemi “luleradhiqen”, stolisur me petale metalike, të gjitha të dizajnuara për të kundërshtuar efikasitetin shkatërrues të dronëve ukrainas të cilët kanë asgjësuar qindra ekuipazhe ruse. Inovacioni në fushëbetejë nuk është diçka e re, sepse ushtarët gjithmonë kanë improvizuar, por kur zgjidhja më e mirë që mund të ofrojë dikur krenaria e forcës së blinduar ruse ngjan me zbukurimin e një kopshti, është e qartë se beteja po u ikën nga duart.

    Për dallim, Britania dhe aleatët e saj po i qasen kërcënimit nga dronët në mënyrë të duhur – përmes aspektit teknologjik. Në vend që të saldohen mbetje metali mbi platforma të cilat kushtojnë miliona paundë, ne po i zhvillojmë aftësitë tona të luftës elektronike dhe sistemet e mbrojtjes aktive (APS), të cilat mund të rrëzojnë jo vetëm dronë, por edhe raketa. Izraelitët tashmë i përdorin me sukses APS-të, dhe brezi i ardhshëm i tankeve britanike do t’i ketë gjithashtu. Kur një tank mund të neutralizojë shumë dronë që afrohen, me një kosto prej vetëm disa dollarësh për gjuajtje, kërcënimi nga ajri zbutet dhe automjeti luftarak mund të lëvizë sërish lirshëm dhe të dominojë fushën e betejës, ashtu siç është projektuar.

    Rusët duket se e kanë harruar trinitetin e shenjtë të dizajnit të tankut: fuqinë e zjarrit, mbrojtjen dhe lëvizshmërinë. Mbrojtja e luleradhiqes i minon të tri këto. Topi kryesor 125mm i T-90-ës është i fuqishëm, por kërkimi i objektivit përmes një kafazi të improvizuar metali – sipas gjykimit tim si një ish-komandant tanku për gati 25 vjet – është seriozisht i kompromentuar. Mbrojtja mund të përmirësohet lehtë ndaj dronëve, por madhësia dhe profili i rritur ndjeshëm e bëjnë mjetin shumë më të dukshëm dhe, rrjedhimisht, më të lehtë për t’u shkatërruar. Lëvizshmëria – faktori vendimtar në luftën e blinduar – është paralizuar nga pesha shtesë, volumi dhe rreziku për t’u bllokuar: në një tank luleradhiqe, do të jetë pothuajse e pamundur të “rehatohesh” – arti i manovrimit të qetë përmes pyjeve dhe terrenit të mbrojtur për të goditur armikun.

    Në realitet, luleradhiqja, si breshka dhe iriqi përpara saj, i bënë tanket ruse më të lehta – jo më të vështira – për t’u shkatërruar. Edhe pse kjo është një gjë pozitive nga njëri këndvështrim ushtarak, nuk mund të mos mendosh edhe për ekuipazhet e trajnuara dobët që detyrohen të hyjnë në këto arkivole të lëvizshme, vetëm që Kremlini të ruajë iluzionin e përparimit.

    Presidenti Volodymyr Zelensky dhe forcat e armatosura të Ukrainës përballen me një tjetër zhgënjim. Me kapacitete të mjaftueshme moderne ushtarake nga Perëndimi, Ukraina pothuajse me siguri do ta mundte ushtrinë ruse që po lufton gjithnjë e më shumë me taktika të Luftës së Parë Botërore dhe me pajisje që i përkasin së Dytës.

    Mbetet të shpresojmë që edhe Donald Trumpi, presidenti amerikan, do ta kuptojë këtë dhe do të ushtrojë presion domethënës mbi Putinin për të pranuar propozimet aktuale të paqes, përpara se më shumë të rinj rusë të dërgohen në betejë brenda “luleradhiqeve”, dhe përpara se ukrainasit të detyrohen të durojnë edhe një ditë tjetër të kësaj lufte të paligjshme. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Zelensky do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për sektorin e energjisë në Ukrainë

    Rusia dhe Ukraina raportojnë viktima dhe dëme në infrastrukturë gjatë sulmeve me dronë gjatë natës

    Garancitë evropiane të sigurisë për Ukrainën nuk përfshijnë “ombrellën bërthamore” – thotë Zelensky

    Zelensky zëvendëson shefin e spiunazhit i cili mbikëqyri një seri vrasjesh dhe ‘një operacion të papritur’ kundër Rusisë

    Udhëheqësit e rreth 35 vendeve takohen në Paris për të diskutuar garancitë e sigurisë për Ukrainën

    Trump thotë se Ukraina nuk e ka shënjestruar rezidencën e Putinit, siç pretendon Rusia

    Asnjë diktator në botë nuk mund të flejë më i sigurt

    LEXO GJITHASHTU

    Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje në institucione arsimore në Viti

    January 15, 2026

    Partia e Arjanit Hoxhës i bashkohet BDI-së

    January 15, 2026

    Merrte pagë pa shkuar në punë për mbi dy vjet, arrestohet bibliotekisti dhe një zyrtar tjetër në Gjilan

    January 15, 2026

    Hoti kërkon dorëheqjen e Abdixhikut: Standardi i dorëheqjes pas humbjes së thellë është i qartë

    January 15, 2026
    TË TJERA

    Pasaporta e Maqedonisë së Veriut renditet e 38-të në botë

    January 15, 2026

    Miri tregon fjalët e bashkëshortes para se të hynte në Big Brother VIP Albania 5

    January 15, 2026

    Juventusi synon të përfitojë edhe 20 milionë euro nga dy brazilianët e harruar

    January 15, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.