Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji ka bërë të ditur se ka nisur takimi trilateral me shefin e shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë, Tihomir Kundid dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari.
Kingji përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ky takim ka në fokus thellimin e bashkëpunimit ushtarak përmes planeve konkrete.
“Ka nisur takimi trilateral së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë dhe Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, me fokus thellimin e bashkëpunimit ushtarak përmes planeve konkrete. Qëllimi i këtij takimi është forcimi i angazhimit dhe bashkërendimit ushtarak, në përputhje me marrëveshjen trilaterale të mbrojtjes mes vendeve tona”, ka shkruar Kingji. /Telegrafi/