Sulmet ajrore kanë synuar prodhuesin më të madh të aluminit në Iran, si dhe kompleksin e tij më të madh petrokimik, thanë mediat shtetërore iraniane.
Sulmi ndaj kompleksit petrokimik Fajr në qytetin Mahshahr goditi një strukturë të kompanisë Petrokimike Amirkabir, sipas zëvendësguvernatorit të sigurisë të provincës Khuzestan.
Ndërkohë, sulmi ndaj fabrikës së aluminit në Arak rezultoi në një zjarr të madh, treguan imazhet e publikuara në mediat shtetërore, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër kryeministri pakistanez i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump shtyrje të afati prej dy javsh.
E nga Shtëpia e Bardhë kanë bërë të ditur se Trump është i informuar për propozimin për armëpushim dyjavor të kryeministrit pakistanez. /Telegrafi/