Qeveria suedeze ka miratuar një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë rreth 1.2 miliard euro, duke e fokusuar në forcimin e mbrojtjes ajrore të vendit të goditur nga lufta.
Sipas njoftimeve zyrtare, kjo është paketa e 21-të e ndihmës së Suedisë për Ukrainën që nga fillimi i konfliktit dhe përfshin sisteme raketore dhe pajisje të tjera të avancuara mbrojtëse, raporton reuters.
Sistemi ajror Tridon Mk2 është pjesa kryesore e paketës, i njohur për efikasitetin e tij kundër dronëve dhe kërcënimeve ajrore.
Rreth 400 milionë euro do të përdoren për blerjen e sistemeve Tridon Mk2, sensorëve, robotëve dhe topave kundër ajrorëve. 524 milionë euro do të mbështesin prodhimin ukrainas të raketave me rreze të gjatë dhe dronëve, ndërsa 280 milionë euro të tjera do të shkojnë për minobazë, artileri, pjesë rezervë dhe trajnime për personelin ukrainas.
Zyrtarët suedezë theksuan se ky paketim ka për qëllim të forcojë kapacitetin mbrojtës të Ukrainës dhe të ndihmojë vendin në mbrojtjen e popullsisë dhe territorit të saj nga sulmet ajrore.
Ky vendim i Suedisë pasqyron përpjekjet e vazhdueshme të vendeve perëndimore për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus. /Telegrafi/