Subaru Baja ishte një automjet jetëshkurtër që kompania e prodhoi nga viti 2003 deri në vitin 2006.
Edhe pse prodhimi i saj zgjati vetëm katër vjet, Baja ishte mjaft e kërkuar.
Tani ka shanse që ky model të rikthehet përsëri në linjën e Subaru.
Sipas CarSales, Subaru Australia mund të jetë e interesuar në në rikthimin e Baja-s dhe konsiderohet lloji i automjetit që mund të ketë sukses.
Drejtori i Përgjithshëm i Subaru Australia, Scott Lawrence, tha: “Ka pasur diskutime por nuk mund të tregoj shumë tani”. /Telegrafi/