Ish-banori i Big Brother VIP Albania 5, Stenaldo Mëhilli, në Fan Club ka folur ndër tjerash edhe për ish-të dashurën.
Gjatë bisedës u shpreh se ka qenë një lidhje rreth shtatë apo tetë muajsh dhe së për të ka qenë pak e vështirë pasi ai me ish-të dashurën jetonin në qytete të ndryshme.
“Është bukur të dashurosh, lidhja që unë kam pasur ka qenë lidhje e gjatë, ka zgjatur 7-8 muaj, ne ishim larg edhe ajo ishte një gocë shumë, shumë e bukur dhe nuk kishte nevojë ta shikoje për të thënë që është e bukur”.
Foto: YouTube
“Histori më e bukur për jetën time, por jo e vetmja. Ne bënim rrugët me tren për t’u takuar me njëri-tjetrin pasi jetonim larg”, tha ai.
I pyetur nga Kiara Tito në lidhje me vëllanë, ai theksoi se me të do të takohet së shpejti.
“Disa gjëra në jetën e çdo kujt janë shumë të dhimbshme edhe meritojnë të jenë private. Unë edhe Xhole do takohemi shpejt edhe dua të kem një bisedë shumë të gjatë me të”, tha ish-banori.
Për rikujtim, Stenaldo doli të martën nga shtëpia e Big Brother në një televotim kokë me kokë me Mateo Borrin. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com