Nga Prokuroria sot deklaruan se dhjetëra denoncime brenda dy viteve janë bërë në polici kundër Stojançe Jovanovskit për dhunë në familje.
Ka denoncuar bashkëshortja e tij Ivana, fqinjët, nëna e saj, ndërsa një herë dhunë familjare ka denoncuar edhe vetë Stojançe, duke pretenduar se Ivana e kishte rrahur. Në një nga denoncimet, nëna e Ivanës kërkon ndihmë për vajzën e saj, për të cilën thoshte se ishte në proces divorci. Dhunën e djalit të saj e ka denoncuar edhe vet nëna e Stojançes.
“Nëna e Stojançes raporton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Teodosij Golloganov” 96. Në sfond dëgjohet e qara e Katjës, aq e fortë sa që nuk dëgjohet çfarë thotë Cvetanka. Katja qan me zë të lartë dhe thotë: “Do ta vrasë mamanë”, deklaruan nga Prokuroria.
Në sfond dëgjohet e qara e Katjës e cila thotë: Do ta vrasë mamanë.
Në sallën e gjykatës në Gjykatën Penale në Shkup u dëgjuan tre incizime audio nga dita kritike, por edhe një incizim video nga e njëjta ditë në rrugën “Prashka” në Karposh, ku shihet se si Stojançe e godet Ivanën. Në incizim shfaqet edhe Martin Sazdov.
“Shihet se si Stojançe vjen në këmbë dhe ndalet me Ivanën në trotuar para shkollës. Pas një minute, Stojançe e godet Ivanën; Ivana tërhiqet dhe dridhet. Ata vazhdojnë të debatojnë; Ivana mban fytyrën dhe ulet në gardh. Në 11:09 Ivana ngrihet, mban fytyrën me njërën dorë dhe vazhdojnë të debatojnë. Pas 1 minute shihet se vjen një automjet në pronësi të Martin Sazdovit”., theksuan nga Prokuroria.
Gjykimi ndaj Stojançe Jovanovskit është në fazën e paraqitjes së dëshmive materiale. Ai akuzohet se pas një periudhe të gjatë dhune familjare ndaj bashkëshortes së tij Ivanës, e ka çuar që tragjikisht t’i japë fund jetës së saj së bashku me vajzën e tyre gjashtëvjeçare.