Situata mes Arne Slot dhe Mohamed Salah vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes te Liverpooli, pasi sulmuesi egjiptian dha një intervistë të fortë pas barazimit me Leeds, ku u shpreh se klubi e kishte “hedhur poshtë autobusin” dhe se nuk kishte më marrëdhënie me trajnerin.
Në konferencën e fundit për media, Slot ka konfirmuar se sot do të zhvillojë një bisedë të drejtpërdrejtë me Salah, e cila do të vendosë nëse ai do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen ndaj Brighton.
“Do të kem një bisedë me Mo këtë mëngjes dhe rezultati i saj do të përcaktojë se çfarë do të ndodhë nesër”, ka thënë Slot në konferencën për media.
Pas ndeshjes me Leeds, Salah kishte thënë se ndiente se klubi e kishte ‘hedhur nën autobus’ dhe se ai nuk kishte më marrëdhënie me Slot.
Trajneri reagoi duke theksuar se mirësjellja e tij nuk duhet marrë si dobësi, dhe për këtë arsye Salah mungoi në ndeshjen ndaj Interit në mesjavë.
Slot shtoi gjithashtu se lojtari duhet të pranojë gabimin e tij para se të arrihet një zgjidhje.
Ky takim pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e menjëhershme të Salah te Liverpooli, ndërsa tensionet mes lojtarit dhe trajnerit mbeten të larta. /Telegrafi/