Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Fëmijët bëhen obezë që si foshnje: Këto zakone formohen që në muajt e parë të jetës

    January 7, 2026

    Keni sy kafe? Këto ngjyra i bëjnë të shkëlqejnë si gurë të çmuar

    January 7, 2026

    Si trajtohen ndrydhjet: Metoda që ndihmojnë rikuperimin e ligamenteve të tendosura

    January 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Fëmijët bëhen obezë që si foshnje: Këto zakone formohen që në muajt e parë të jetës
    • Keni sy kafe? Këto ngjyra i bëjnë të shkëlqejnë si gurë të çmuar
    • Si trajtohen ndrydhjet: Metoda që ndihmojnë rikuperimin e ligamenteve të tendosura
    • Plani i paqes për Ukrainën, ku bien dakord evropianët dhe ku jo
    • KQZ publikon rezultatet përfundimtare të votave me kusht
    • Maresca thyen heshtjen pas largimit nga Chelsea
    • Shtinte me armë mbi helikopterin e policisë, qeni i SWAT-it në Los Angeles “neutralizon” të dyshuarin
    • Pas vërshimeve, procesi mësimor shtyhet deri më 12 janar në të gjitha shkollat
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Wednesday, January 7
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Skizma mes Arabisë dhe Emirateve mund ta vështirësojë edhe më shumë punën e Trumpit

    Skizma mes Arabisë dhe Emirateve mund ta vështirësojë edhe më shumë punën e Trumpit

    korrektpressBy korrektpressJanuary 5, 2026 Amerika 5 Mins Read
    Skizma mes Arabisë dhe Emirateve mund ta vështirësojë edhe më shumë punën e Trumpit
    Skizma mes Arabisë dhe Emirateve mund ta vështirësojë edhe më shumë punën e Trumpit
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nga: Daniel R. DePetris / Newsweek
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Lindja e Mesme ka mjaft probleme edhe ashtu siç është.

    Lufta në Gazë mund të jetë pezulluar përkohësisht, por përpjekja e administratës Trump për të ndërtuar një koalicion ndërkombëtar për çarmatosjen e Hamasit, do të thotë se plani i paqes me 20 pika i presidentit Trump është, në rastin më të mirë, i brishtë. Programet bërthamore dhe të raketave të Iranit pësuan goditje pas luftës 12-ditore në qershor, megjithatë, përpjekjet e Teheranit për të rindërtuar kapacitetin e tij ushtarak kanë shtyrë Trumpin të kërcënojë me një tjetër sulm. Ndërkohë, Siria mbetet në një periudhë të vështirë tranzicioni, në të cilën qeveria e re e udhëhequr nga ish-komandanti i Al-Kaedës, Ahmed al-Sharaa, po përpiqet të konsolidojë autoritetin e vet.

    Tashmë mund t’ia shtojmë kësaj përzierje edhe një krizë në Gjirin Persik, një krizë që mund të komplikojë më tej agjendën më të gjerë diplomatike të administratës Trump në rajon. Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dy nga partnerët më të afërt të Uashingtonit në Lindjen e Mesme, janë tashmë në përplasje të hapur mes tyre në Jemen, një vend vazhdimisht i trazuar i cili në dekadën e fundit ka qenë në gjendje të luftës civile.

    Arabia Saudite dhe Emiratet zakonisht përshkruhen si partnerë strategjikë, në mos aleatë.

    Kjo nuk është krejtësisht e pasaktë; dy fuqitë e Gjirit bashkëpunojnë në një sërë çështjesh të sigurisë. Të dyja vendet duan që qeveria e re e Sirisë të ketë sukses dhe ishin të shpejta në ofrimin e mbështetjes politike dhe ekonomike për Sharaan – pasi forcat e tij përmbysën regjimin e Assadit. Të dyja janë historikisht dyshuese ndaj qëllimeve të Iranit. Si sauditët ashtu edhe emiratasit janë të lumtura që trupat amerikane ndodhen në tokat e tyre. Dhe, të dyja do të donin të shihnin shkatërrimin e Hezbollahut në Liban.

    Megjithatë, interesat e dy vendeve nuk janë identike. Teksa ekonomitë dhe ndikimi i tyre gjeopolitik janë rritur, princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman [MBS], dhe presidenti i Emirateve, Mohammed Bin Zayed [MBZ], janë përpjekur ta shndërrojnë këtë kapital në fuqi. Për MBS-në, kjo lidhet me sigurimin e stabilitetit politik në rajon në mënyrë që mbretëria të ketë kohë të modernizojë ekonominë e saj. MBZ-ja, nga ana tjetër, duket se ka një perceptim tjetër për mënyrën si duhet ushtruar fuqia. Në Sudan, për shembull, Emiratet janë mbështetësi kryesor i huaj i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë, një milici që ka ndihmuar në zhytjen e këtij vendi të madh afrikan në një nga luftërat më të këqija civile në botë. Sauditët, për dallim, janë në anën tjetër të këtij konflikti dhe janë përfshirë më shumë në zgjidhje diplomatike.

    Megjithatë, Jemeni është vendi ku interesat saudite dhe emiratase përplasen më dhunshëm. Dikur, Riadi dhe Abu Dabi ishin organizatorët kryesorë të një koalicioni ushtarak që kishte për qëllim rrëzimin me forcë të Lëvizjes Huti të mbështetur nga Irani. Por, me kalimin e kohës dhe me ngërçin që u krijua në luftë, Emiratet vendosën të tërhiqeshin, hoqën shumicën e forcave të tyre nga vendi në vitin 2019 dhe që atëherë janë përqendruar në krijimin e përfaqësuesve të besueshëm në pjesën jugore të vendit. Sauditët gjithashtu janë tërhequr ushtarakisht, por ende e shohin stabilitetin e Jemenit si të pandashëm nga interesi i tyre.

    Problemi është se qeveria e Jemenit, e njohur ndërkombëtarisht, kalon po aq kohë duke luftuar veten sa edhe hutët. Këshilli Presidencial i Udhëheqjes, që supozohej të bashkonte elementët anti-Huti në një administratë të unifikuar, në realitet është një përzierje interesash konkurruese; sauditët kanë të preferuarit e tyre dhe emiratasit të vetët. Rastësisht, i preferuari i Emirateve, Këshilli Tranzitor Jugor (STC), është forca më e fuqishme në terren dhe ka humbur durimin me procesin normal. STC-ja, që ka për synim afatgjatë krijimin e një shteti të pavarur në Jugun e Jemenit, ka kaluar javën e fundit duke marrë territore, përfshirë zona pranë kufirit jugor të Arabisë Saudite.

    Sauditët reaguan me shpejtësi. Të martën, më 30 dhjetor, Riadi ndërmori sulme ajrore kundër një autokolone që sipas tyre po furnizonte STC-në me armë nga Emiratet. Ministria e Jashtme Saudite gjithashtu publikoi një deklaratë ku praktikisht fajësonte Emiratet për destabilizimin e Jemenit. Më 2 janar, sulme të tjera ajrore saudite goditën pozicionet e STC-së dhe forcat jemenase, të mbështetura nga sauditët, nisën një operacion për rimarrjen e territorit. Emiratet janë përpjekur të ruajnë ekuilibrin mes shprehjes së kundërshtimeve, mbrojtjes së interesave të tyre dhe shpalljes së tërheqjes së të gjitha forcave të tyre. Nëse MBS-ja do t’i shohë këto shpallje si një mundësi për shpërshkallëzim, kjo mbetet për t’u parë.

    Si do të ndikojë kjo përçarje në Gjirin Persik, në iniciativat e Trumpit në rajon? Në planin afatshkurtër, ndoshta nuk do të ketë ndonjë ndikim. Përplasja Saudite-Emiratase është e kufizuar kryesisht në Jemen, një vend të cilin administrata Trump e sheh me interes vetëm për aq kohë sa Lëvizja Huti vazhdojnë të sulmojnë cisternat civile në Detin e Kuq. Sulmet e hutëve janë zbehur kohët e fundit. Shtëpia e Bardhë ka gjasa të mos shpenzojë shumë kapital politik për Jemenin, pavarësisht luftimeve të fundit.

    Megjithatë, nëse Riadi dhe Abu Dabi nuk arrijnë një kompromis për mënyrën se si duhet qeverisur Jemeni, si duhet strukturuar milicitë anti-Huti dhe çfarë marrëveshjesh sigurie duhet të zbatohen përgjatë kufirit të përshkueshëm të Jemenit, rivaliteti mund të përhapet edhe në fusha të tjera të politikës. Rindërtimi i Gazës mund të bëhet edhe më i ndërlikuar nëse sauditët dhe emiratasit fillojnë të punojnë në kahe të kundërta. E njëjta vlen për Sirinë, ku forcimi i shtetit të ri mund të bëhet i pamundur nëse MBS-ja dhe MBZ-ja fillojnë ta shohin Levantin si një arenë rivaliteti dhe jo bashkëpunimi.

    Për Trumpin, asnjë nga këto nuk do të ishte në veçanti e dobishme. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Inteligjenca artificiale, Ted Cruz ironizon me një video – shfaq Trumpin duke e sjellë në teatër Maduron si me magji

    Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-të po diskutojnë mundësitë për të blerë Grenlandën, edhe përdorimi i ushtrisë është një opsion

    Trump drejtuar republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve: Nëse nuk fitojmë zgjedhjet e mesit të mandatit, do të më shkarkojnë

    Katari ofron vazhdimin e përpjekjeve të ndërmjetësimit për çështjen e Venezuelës

    Opozita venezuelase bën thirrje për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë

    Trump pretendon se kompanitë amerikane të naftës mund të jenë “të hapura dhe funksionale” në Venezuelë brenda 18 muajsh

    Cilat janë politikat e udhëheqëses së opozitës venezueliane, María Corina Machado?

    LEXO GJITHASHTU

    Fëmijët bëhen obezë që si foshnje: Këto zakone formohen që në muajt e parë të jetës

    January 7, 2026

    Keni sy kafe? Këto ngjyra i bëjnë të shkëlqejnë si gurë të çmuar

    January 7, 2026

    Si trajtohen ndrydhjet: Metoda që ndihmojnë rikuperimin e ligamenteve të tendosura

    January 7, 2026

    Plani i paqes për Ukrainën, ku bien dakord evropianët dhe ku jo

    January 7, 2026
    TË TJERA

    KQZ publikon rezultatet përfundimtare të votave me kusht

    January 6, 2026

    Maresca thyen heshtjen pas largimit nga Chelsea

    January 6, 2026

    Shtinte me armë mbi helikopterin e policisë, qeni i SWAT-it në Los Angeles “neutralizon” të dyshuarin

    January 6, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.