Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Kate Hudson zbulon se iu desh të shtonte shtatë kilogramë për një rol të ri

    January 8, 2026

    Policia e Kosovës evakuon familje të bllokuar nga vërshimet në Mitrovicë

    January 8, 2026

    Kushtet në burgun famëkeq ku po mbahen Maduro dhe gruaja e tij

    January 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Kate Hudson zbulon se iu desh të shtonte shtatë kilogramë për një rol të ri
    • Policia e Kosovës evakuon familje të bllokuar nga vërshimet në Mitrovicë
    • Kushtet në burgun famëkeq ku po mbahen Maduro dhe gruaja e tij
    • Zjarri në fabrikën e dyshekëve, Gjini: Humbje e madhe për kompaninë, Gjakovën dhe Kosovën
    • Aksidenti në Llaskarcë, pronari i “Durmo Turs” nisi vuajtjen e dënimit me burg në Idrizovë
    • Ndërpritet ndeshja në Prizren, Dardan Berisha goditet në kokë nga gjësendet e hedhura nga tifozët
    • Djali i Robinhos po shkëlqen në Brazil, ai mund të kalojë te gjiganti italian
    • Pa kripë, pa dëme: Si ta hiqni akullin nga shkallët në mënyrë të sigurt
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, January 8
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Skandal nga Kupa e Kombeve të Afrikës – Nigeria po kërcënojnë të tërhiqen nga gara, shkaku që nuk janë paguar bonuset

    Skandal nga Kupa e Kombeve të Afrikës – Nigeria po kërcënojnë të tërhiqen nga gara, shkaku që nuk janë paguar bonuset

    korrektpressBy korrektpressJanuary 7, 2026 Kombëtarja e nigerisë 3 Mins Read
    Skandal nga Kupa e Kombeve të Afrikës - Nigeria po kërcënojnë të tërhiqen nga gara, shkaku që nuk janë paguar bonuset
    Skandal nga Kupa e Kombeve të Afrikës - Nigeria po kërcënojnë të tërhiqen nga gara, shkaku që nuk janë paguar bonuset
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ekipi kombëtar i futbollit të Nigerisë po përballet me një krizë të re në mes të Kupës së Kombeve të Afrikës.

    Lojtarët dhe stafi i trajnerëve kërcënuan të bojkotojnë stërvitjen dhe udhëtimin për ndeshjen vendimtare çerekfinale për shkak të primeve dhe bonuseve të papaguara, një situatë që kujton incidentet e mëparshme që kanë tronditur futbollin nigerian, shkruan Premium Times.

    Bonuset për katër fitore ende në pritje

    Sipas gazetarit së BBC-së, Oluwashina Okeleji, lojtarët dhe stafi ende presin pagesat e premtuara pavarësisht performancave të shkëlqyera të Nigerisë në turne.

    “Lojtarët dhe stafi i trajnerëve të Nigerisë presin pagesat e bonuseve për AFCON2025. Bonuset për fitoret nga katër ndeshje – kundër Tanzanisë, Tunizisë, Ugandës dhe Mozambikut – ende nuk janë marrë,” shkroi Okeleji në profilin e tij X të mërkurën.

    Players and coaching staff of #Nigeria are waiting on #AFCON2025 bonus payments.

    Win bonuses from four matches – vs Tanzania, Tunisia, Uganda & Mozambique – have yet to be received.

    Squad remain focus but will NOT train or travel to Marrakech on Thursday if this isn’t resolved. pic.twitter.com/sCuln7Fpzn
    — Olúwashínà Okeleji (@oluwashina) January 7, 2026

    Sipas saj, skuadra mbetet e fokusuar, “por NUK do të stërvitet ose udhëtojë për në Marrakesh të enjten nëse kjo çështje nuk zgjidhet”.

    Nigeria ka pasur një performancë mbresëlënëse në turne deri më tani, duke fituar të tre ndeshjet e fazës së grupeve dhe më pas duke mundur Mozambikun 4-0 në raundin e 16-tave për të siguruar një vend në çerekfinale kundër Algjerisë. Megjithatë, mosmarrëveshja për bonuset kërcënon përgatitjet e ekipit për fazën vendimtare të garës.

    Three-time #AFCON champions #Nigeria have a strange ability to self-sabotage.

    Officials made a promise to the players & coaching staff ahead of the #AFCON2025 tournament.

    After going unbeaten to reach the quarterfinal vs #Algeria, the squad will NOT train or travel on Thursday. pic.twitter.com/RnzWDmiCNs
    — Olúwashínà Okeleji (@oluwashina) January 7, 2026

    Deja vu në kampin nigerian

    Situata kujton incidentet e mëparshme, veçanërisht gjatë kualifikimeve afrikane të vitit të kaluar për Kupën e Botës 2026 në Marok, kur lojtarët dhe stafi bojkotuan stërvitjen në Rabat për shkak të tarifave dhe bonuseve të papaguara.

    Në atë kohë, ish-kapiteni William Troost-Ekongo udhëhoqi kërkesën për pagesa para ndeshjes kundër Gabonit, duke rihapur pyetje mbi trajtimin e lojtarëve dhe administratën e futbollit nigerian.

    Mosmarrëveshja e fundit vjen vetëm 24 orë pas deklaratës së Federatës së Futbollit të Nigerisë (NFF), e cila hodhi poshtë raportet për trazira në kamp. Pas fitores ndaj Mozambikut, pati spekulime për tensione midis Victor Osimhen dhe Ademola Lookman.

    Administratori i ekipit, Dayo Enebi Achor, u shpreh: “Nuk ka probleme në kampin tonë. Ajo që u pa si një krizë u zgjidh brenda disa orësh. Gjithçka është në rregull dhe aktualisht jemi në stërvitje”.

    Ai shtoi gjithashtu se sulmuesi Jerome Akor Adams nuk ka pasur probleme disiplinore: “Ai mori leje për të vizituar nënën e tij e cila ishte shtruar në spital këtu në Fes dhe u kthye në më pak se një orë”.

    Megjithatë, federata ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike lidhur me pagesat e diskutueshme të bonuseve për lojtarët dhe stafin teknik. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Salah tejkalon Drogbën në listën e golashënuesve më të mirë afrikanë

    Bregu i Fildishtë siguron vendin në çerekfinale me fitore të thellë ndaj Burkina Faso

    Kjo ndodh vetëm në Kupën e Kombeve të Afrikës: Osimhen zemërohet me bashkëlojtarët dhe nuk donte të luante më

    Shkëlqen Osimhen, Nigeria fiton bindshëm ndaj Mozambique

    Mësohen të gjitha kombëtaret e fazës së 1/8-tës në Kupën e Kombeve të Afrikës

    Fotografja që po lë në hije yjet e Kupës së Kombeve të Afrikës dhe u bë shumë e famshme

    Mo Salah dhe Egjipti sanksionohen nga AFCON për shkelje të rregullores së turneut

    LEXO GJITHASHTU

    Kate Hudson zbulon se iu desh të shtonte shtatë kilogramë për një rol të ri

    January 8, 2026

    Policia e Kosovës evakuon familje të bllokuar nga vërshimet në Mitrovicë

    January 8, 2026

    Kushtet në burgun famëkeq ku po mbahen Maduro dhe gruaja e tij

    January 8, 2026

    Zjarri në fabrikën e dyshekëve, Gjini: Humbje e madhe për kompaninë, Gjakovën dhe Kosovën

    January 8, 2026
    TË TJERA

    Aksidenti në Llaskarcë, pronari i “Durmo Turs” nisi vuajtjen e dënimit me burg në Idrizovë

    January 8, 2026

    Ndërpritet ndeshja në Prizren, Dardan Berisha goditet në kokë nga gjësendet e hedhura nga tifozët

    January 8, 2026

    Djali i Robinhos po shkëlqen në Brazil, ai mund të kalojë te gjiganti italian

    January 8, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.