Close Menu
    What's Hot

    “Çliron qytetin nga trafiku”, Abdixhiku prezanton projektin e Unazës së Jashtme dhe projektet 1.5 milardëshe të Prishtinës

    December 20, 2025

    Sylvester Stallone pranon se nuk e pranoi kurrë mungesën e prindërve të tij në Oscar: Ishte e trishtueshme

    December 20, 2025

    A është videoja e rreme – Google tani do t’ju tregojë

    December 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • “Çliron qytetin nga trafiku”, Abdixhiku prezanton projektin e Unazës së Jashtme dhe projektet 1.5 milardëshe të Prishtinës
    • Sylvester Stallone pranon se nuk e pranoi kurrë mungesën e prindërve të tij në Oscar: Ishte e trishtueshme
    • A është videoja e rreme – Google tani do t’ju tregojë
    • Kur lojtari më i mirë bëhet barrë: Dortmundi ndëshkon yllin e ekipit që nuk i përshëndeti bashkëlojtarët e skuadrës
    • Bedri Hamza e Xhavit Haliti e nisin ditën në Pejë, shprehen të bindur për fitore
    • Kongresi i partisë, Ahmeti: BDI lindi nga nevoja për barazi, drejt përfaqësimit të drejtë institucional të shqiptarëve
    • Goditje 70 milionë dollarëshe – Ukraina shkatërron dy aeroplanë rusë në Krime
    • Kandidati për deputet Lahi Brahimaj takon bashkëluftëtarët e Brigadës 137 “Gjakova”
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, December 20
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Kf flamurtari vlorë

    Skandal në Vlorë, Teuta denoncon dhunë të rëndë në fushë dhe tribuna

    korrektpressBy korrektpressDecember 20, 2025 Kf flamurtari vlorë 3 Mins Read
    Skandal në Vlorë, Teuta denoncon dhunë të rëndë në fushë dhe tribuna
    Skandal në Vlorë, Teuta denoncon dhunë të rëndë në fushë dhe tribuna
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Klubi durrsak, Teuta ka akuzuar lojtarët e tifozët e Flamurtarit të Vlorës për sulm fizik ndaj futbollistëve dhe ka kërkuar ndërhyrje urgjente nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).

    Teuta ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të rënda të ndodhura në ndeshjen ndaj Flamurtarit në Vlorë, duke e cilësuar atë si një episod të paprecedentë dhune në futbollin shqiptar.

    Sipas klubit, futbollistët Muço Boçi dhe Mario Beshiraj u goditën fillimisht nga lojtarët kundërshtarë dhe më pas nga tifozë që mësynë fushën në minutën e 69-të, duke shkaktuar kaos dhe panik në stadium.

    Në reagimin zyrtar, Teuta thekson se lojtarët përjetuan tronditje të rëndë psikologjike, ndërsa kritikon vendimin e delegatit të ndeshjes për të kërkuar vazhdimin e lojës, pavarësisht situatës së krijuar.

    Klubi shton se disponon edhe pamje të tjera që tregojnë se tifozët nuk u larguan realisht nga stadiumi, por u zhvendosën në tribunat pas porte.

    Në fund, KF Teuta i bën thirrje FSHF-së të marrë masa konkrete, të hetojë plotësisht ngjarjen dhe të ndëshkojë përgjegjësit, duke paralajmëruar se skena të tilla dëmtojnë rëndë imazhin e futbollit shqiptar.

    Postimi pa ndërhyrje i KF Teuta

    Skandal në Vlorë! Futbollistët e Teutës dhunohen nga kundërshtarët! FSHF të marrë masa!

    Një ngjarje e paprecedentë dhune u regjistrua në Vlorë, në ndeshjen Flamurtari–Teuta, ku futbollistët e ekipit tonë u dhunuan barbarisht nga kundërshtarët dhe tifozët vlonjatë.

    KF Teuta kërkon të informojë publikun për dhunën që ndodhi në stadiumin e Flamurtarit, ku Muço Boçi dhe Mario Beshiraj u goditën me grusht nga lojtarët e Flamurtarit dhe më pas nga tifozët që mësynë fushën në minutën e 69-të.

    Një episod i tillë i tronditi lojtarët, të cilët kaluan në shok psikologjik, por çuditërisht delegati i ndeshjes, Armando Mandro, kërkoi që loja të vazhdonte dhe i kërkoi policisë të boshatiste tribunën përballë (C).

    KF Teuta insistoi se ekipi nuk mund të riluante ndeshjen, pasi ishte në gjendje të rënduar psikologjike, por delegati vendosi që ndeshja duhej të vazhdonte, pa u interesuar për dhunën e paprecedentë që ndodhi në fushë.

    Ndeshja u kthye në ferr dhe lojtarët nuk ishin të gatshëm të luanin futboll, por, ndonëse KF Teuta nuk ishte dakord, pranoi të vazhdonte ndeshjen pas urdhrit të delegatit.

    KF Teuta ka në dispozicion edhe një tjetër video ku tifozët e Flamurtarit nuk u larguan nga stadiumi, por shkuan në tribunën pas porte.

    KF Teuta kërkon nga FSHF-ja që të merren masat për këtë ngjarje të rëndë dhe të zbardhet dinamika e saj. Urojmë që skena të tilla të mos përsëriten më, pasi njollosin futbollin shqiptar.

    /Telegrafi/

    LEXO GJITHASHTU

    “Çliron qytetin nga trafiku”, Abdixhiku prezanton projektin e Unazës së Jashtme dhe projektet 1.5 milardëshe të Prishtinës

    December 20, 2025

    Sylvester Stallone pranon se nuk e pranoi kurrë mungesën e prindërve të tij në Oscar: Ishte e trishtueshme

    December 20, 2025

    A është videoja e rreme – Google tani do t’ju tregojë

    December 20, 2025

    Kur lojtari më i mirë bëhet barrë: Dortmundi ndëshkon yllin e ekipit që nuk i përshëndeti bashkëlojtarët e skuadrës

    December 20, 2025
    TË TJERA

    Bedri Hamza e Xhavit Haliti e nisin ditën në Pejë, shprehen të bindur për fitore

    December 20, 2025

    Kongresi i partisë, Ahmeti: BDI lindi nga nevoja për barazi, drejt përfaqësimit të drejtë institucional të shqiptarëve

    December 20, 2025

    Goditje 70 milionë dollarëshe – Ukraina shkatërron dy aeroplanë rusë në Krime

    December 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.