Një mësuese në një kopsht për fëmijë në St. Charles, Illinois është arrestuar pasi dyshohet se i ka dhënë disa fëmijëve laksativë me shije duke i mashtruar se ishin karamele, vetëm për t’i dërguar ata në shtëpi me diarre, sepse ishte ndjerë e “mbingarkuar” me punë.
Yizel J. Juarez është akuzuar për sulm të rënduar i provuar dhe rrezikim të jetës apo shëndetit të fëmijëve, shkruan odditycentral.
Autoritetet thanë se stafi i kopshtit ka një rregull që fëmijët e sëmurë duhet të dërgohen në shtëpi dhe të mos kthehen për 24 orë dhe 23-vjeçarja e shfrytëzoi këtë rregull për t’i krijuar vetes hapësirë pak kohë për relaksim.
– YouTube www.youtube.com
Prindërit kishin vërejtur çrregullime të zorrëve tek fëmijët e tyre për disa javë pa një shpjegim mjekësor dhe pas ankesave të shumta policia konfirmoi se laksativët u ishin dhënë fëmijëve nën moshën 2 vjeçare, duke u thënë atyre se ishin “karamele”.
Juarez pasi u pushua nga puna është paraqitur vullnetarisht te policia dhe është liruar me një datë të caktuar për t’u paraqitur në gjykatë.
Dëmet e shkaktuara tek fëmijët, përfshirë probleme me diarrenë dhe konstipacionin, kanë shqetësuar prindërit dhe autoritetet po kërkojnë çdo informacion të mundshëm nga publiku. /Telegrafi/