Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Sot vranët dhe ngrica, temperaturat deri në -8 gradë

    January 9, 2026

    Gazetarja akuzon Diego Costan se e kishte infektuar qëllimisht me COVID

    January 9, 2026

    Në mesnatë përfundon fushata për zgjedhjet e përsëritura lokale në Maqedoni

    January 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Sot vranët dhe ngrica, temperaturat deri në -8 gradë
    • Gazetarja akuzon Diego Costan se e kishte infektuar qëllimisht me COVID
    • Në mesnatë përfundon fushata për zgjedhjet e përsëritura lokale në Maqedoni
    • Taylor Swift kryeson nominimet e iHeartRadio
    • Maresca favorit për të pasuar Guardiolën dhe ka zgjedhur tashmë yllin që dëshiron te Man City
    • Gjashtë deputetët e AAK-së në legjislaturën e re
    • Zgjedhjet e 28 dhjetorit, këta janë 15 deputetët e LDK-së
    • Gigi Hadid vjen me një ndryshim drastik në pamje
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, January 9
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Situata e rreshjeve në Elbasan: 15 banesa të përmbytura, probleme me energjinë elektrike

    Situata e rreshjeve në Elbasan: 15 banesa të përmbytura, probleme me energjinë elektrike

    korrektpressBy korrektpressJanuary 7, 2026 Elbasan 2 Mins Read
    Situata e rreshjeve në Elbasan: 15 banesa të përmbytura, probleme me energjinë elektrike
    Situata e rreshjeve në Elbasan: 15 banesa të përmbytura, probleme me energjinë elektrike
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe problematika në disa zona të Qarkut të Elbasanit. Bilanci i banesave të përmbytura ka shkuar në 15, kryesisht në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik dhe në Bashkinë Belsh.

    Sipas raportimeve, pesë banesa janë përmbytur në zonën e njohur si Uzina e 12-të, ndërsa mbi dhjetë banesa të tjera janë prekur në territorin e Bashkisë Belsh. Rrezik për depërtim të ujit raportohet edhe në disa banesa në Bashkinë Cërrik, për shkak të bllokimit dhe mungesës së mirëmbajtjes së kanaleve kulluese.

    Në qytetin e Elbasanit, përmbytja e kateve të para të disa banesave lidhet me problemet në kanalin kullues, pranë punimeve që po kryhen nga kompania Salillari në kuadër të ndërtimit të Korridorit VIII. Në disa raste, ndërhyrja për zhbllokimin e situatës është kryer nga vetë firma, ndërsa banorë të tjerë janë detyruar të ndërhyjnë privatisht.

    Albert Muça, banor i fshatit Katund i Ri, tregon se është përballur i vetëm me situatën, duke nxjerrë ujin nga banesa, ndërsa dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme.

    Përmbytje janë evidentuar edhe në tokat bujqësore të Njësisë Administrative Gjergjan, si dhe në fushën e Muriqanit, për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese që përshkojnë këto zona.

    Në bashkitë e tjera të qarkut nuk raportohen situata emergjente. Akset rrugore kombëtare dhe rurale janë të hapura për qarkullim, ndërsa në aksin Gramsh–Moglicë ka pasur rënie inertesh, të cilat janë pastruar nga firma kontraktuese.

    Autoritetet bëjnë me dije se prurjet e lumenjve dhe përrenjve janë në nivele mesatare dhe aktualisht nuk paraqesin rrezik.

    Ndërkohë, moti i keq ka sjellë probleme edhe në furnizimin me energji elektrike. Gjatë natës janë regjistruar stakime në disa zona, ndërsa aktualisht janë jashtë funksionit fidri në Njësinë Administrative Përparim në Bashkinë Peqin, fidri Klos–Mollas në Bashkinë Cërrik, si dhe Fidri 2 i Nënstacionit Prrenjas.

    Në total, 514 abonentë në Qarkun e Elbasanit rezultojnë pa energji elektrike. Ekipet e OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e dëmtimeve, ndërsa autoritetet sigurojnë se furnizimi me energji do të rikthehet brenda një kohe të shkurtër./euronews/

    TË TJERA

    PD kërkesë zyrtare qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe kompensoni banorët

    Pas Novoselës, evakuime edhe në Fier, Sukth e Katund të Ri

    Rrëshqitje dheu, banesa nën ujë e evakuim, situatë e rënduar në Shqipëri pas vërshimeve

    Rreziku nga përmbytjet, urdhër evakuim i menjëhershëm në Novoselë të Shqipërisë

    Përmbytjet në vend, Berisha: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore

    Përmbytjet në Durrës, reagon Rama: Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua

    Lumi Vjosa del nga shtrati, sasia e ujit arrin 6.8 metra mbi nivelin e detit

    LEXO GJITHASHTU

    Sot vranët dhe ngrica, temperaturat deri në -8 gradë

    January 9, 2026

    Gazetarja akuzon Diego Costan se e kishte infektuar qëllimisht me COVID

    January 9, 2026

    Në mesnatë përfundon fushata për zgjedhjet e përsëritura lokale në Maqedoni

    January 9, 2026

    Taylor Swift kryeson nominimet e iHeartRadio

    January 9, 2026
    TË TJERA

    Maresca favorit për të pasuar Guardiolën dhe ka zgjedhur tashmë yllin që dëshiron te Man City

    January 9, 2026

    Gjashtë deputetët e AAK-së në legjislaturën e re

    January 9, 2026

    Zgjedhjet e 28 dhjetorit, këta janë 15 deputetët e LDK-së

    January 9, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.