Për më shumë se një dekadë, Sistemi Coca-Cola ka vazhduar traditën e organizimit të iftareve tradicionale në qytete të ndryshme të Kosovës gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
I njohur si muaji i sakrificës, solidaritetit dhe përkushtimit ndaj njëri-tjetrit, Ramazani është një periudhë kur njerëzit mblidhen me familjet dhe të afërmit, duke treguar kujdes dhe mbështetje për ata që kanë nevojë.
Në frymën e njëjtë, edhe këtë vit u organizuan iftare në Prishtinë, Pejë, Ferizaj dhe Vushtrri, duke bashkuar qindra qytetarë të moshave të ndryshme rreth një tryeze të përbashkët. Të pranishmit shijuan ushqimin, të shoqëruar me një gamë të gjerë pijesh nga portofoli i Coca-Cola, në një atmosferë që promovonte unitetin, solidaritetin dhe bujarinë.
Një element i veçantë i këtyre iftareve është pjesëmarrja vullnetare e punonjësve të Coca-Cola HBC Kosova, të cilët kontribuan drejtpërdrejt në organizimin e këtyre aktiviteteve.
Kjo reflekton angazhimin e vazhdueshëm të kompanisë për të qenë pranë komunitetit përmes iniciativave që kanë ndikim pozitiv në shoqëri. Pas çdo iftari, paketimet e ushqimit dhe pijeve u vendosen në kontejnerë për riciklim, duke mbështetur përkushtimin afatgjatë të kompanisë ndaj qëndrueshmërisë dhe menaxhimit të përgjegjshëm të mbeturinave.
Peter Boshkoski, Menaxher i Shitjes në Coca-Cola HBC Kosova, u shpreh se kompania është krenare që vazhdon këtë traditë dhe që është pjesë e jetës së familjeve dhe komuniteteve në Kosovë gjatë Ramazanit.
“Për ne, në Sistemin Coca-Cola, Ramazani është një muaj i unitetit, respektit dhe kujdesit ndaj të tjerëve. Jemi krenarë që për më shumë se një dekadë kemi arritur të mbledhim njerëzit rreth së njëjtës tryezë dhe të festojmë vlerat e paqes, bujarisë dhe solidaritetit brenda komunitetit. Punonjësit tanë kontribuojnë vullnetarisht me përkushtim të madh në këto aktivitete, ndërsa njëkohësisht vazhdojmë të promovojmë qëndrueshmërinë përmes riciklimit dhe menaxhimit të përgjegjshëm të mbeturinave,” – tha Boshkoski.
Nisma e iftareve të Ramazanit është vetëm një nga aktivitetet e shumta që Sistemi Coca-Cola realizon gjatë vitit, si pjesë e përkushtimit të saj ndaj komunitetit lokal. Kompania mbështet iniciativa të ndryshme, promovon vullnetarizmin mes punonjësve dhe inkurajon praktika të qëndrueshme si riciklimin dhe reduktimin e mbeturinave.
Përmes investimeve të vazhdueshme, partneriteteve dhe kontributeve tatimore,kompania vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin afatgjatë ekonomik dhe shoqëror të Kosovës.