Këngëtarja Sia është tallur me ish-bashkëshortin e saj Daniel Bernardo, pasi u publikuan detajet e marrëveshjes së tyre për kujdestarinë dhe alimentacionin.
Sia shkroi në rrjetet sociale pas lajmit se do të paguante një shumë të madhe mujore për djalin e tyre, si pjesë e një marrëveshjeje të përbashkët kujdestarie.
Në platformën X, Sia publikoi një mesazh që shumë e interpretuan si një kritikë ndaj Bernado-s.
“Baballarët e mirë gjejnë punë”, deklaroi ajo.
Pas njoftimit të saj, revista People deklaroi se këngëtarja pranoi t’i paguante Daniel Bernard një pension ushqimor prej 42,500 dollarësh në muaj për djalin e tyre dyvjeçar, Somersault Summi Wonder Bernard.
Sipas marrëveshjes së kujdestarisë së përbashkët, pagesat filluan më 1 prill dhe do të vazhdojnë derisa djali të mbushë 18 vjeç, dhe në kushte të caktuara, edhe më gjatë nëse ai shkon në shkollë.
Raportohet se Sia do të mbulojë gjithashtu kostot e shkollës private, aktiviteteve jashtëshkollore dhe sigurimit shëndetësor. Ajo paraqiti kërkesë për divorc nga Bernado në mars të vitit 2025, pasi martesa përfundoi në vitin 2022.
“Jam një nënë punëtore e kthjellët që përpiqet të blejë paqe. Kam kujdestarinë kryesore të djalit tonë sepse jam prindi i vetëm që fiton dhe duhet të paguaj mbështetje të lartë për fëmijët në Kaliforni. Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore”, kishte deklaruar ajo më parë.
Bernard i kërkoi gjykatës kujdestarinë ligjore dhe fizike në tetor të vitit të kaluar dhe më pas e akuzoi Sian se kishte probleme me varësinë.