Mbrojtësi Lumbardh Dellova thotë se është tepër i lumtur që e fitoi çmimin “Goli më i mirë i sezonit” në Bullgari.
Ylli i CSKA Sofias shënoi një eurogol nga mbi 60 metra distancë, ku i la të gjithë të shtangur.
Kësisoj, me plot meritë – Dellova e fitoi çmimin për golin më të mirë të sezonit, ndërsa së fundmi edhe reagoi në rrjetet sociale.
“Jam shumë i lumtur që e kam fituar këtë çmim. Faleminderit familjes, bashkëlojtarëve dhe të gjithëve që besuan tek unë”, shkroi ai ndër të tjera.
Ndërkohë, Dellova pritet të paraqitet në stërvitje të hënën me ekipin e Kosovës para sfidës vendimtare ndaj Sllovakisë, në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Kupës së Botës./Telegrafi/