Përzgjedhësi i Brazilit Carlo Ancelotti thotë se gjithnjë ka qenë tepër e lehtë të menaxhohet Cristiano Ronaldo.
Tekniku italian dha lëvdata për yllin portugez, duke iu bërë të qartë kritikëve se një lojtar që shënon 50 gola për sezon kurrë nuk i bënë keq skuadrës.
Ai përmendi faktin se Ronaldo gjithmonë ka qenë tepër detajit, prandaj ka qenë e lehtë bashkëpunimi.
“Kalova dy vite me të dhe kurrë nuk kisha as edhe një problem. Në fakt, ai i zgjodhi problemet për ne. A mundet dikush që shënon së paku një gol të konsiderohet vërtetë problem? Cristiano stërvitet shumë dhe i shikon gjërat në detaje, ishte shumë e lehtë për ta menaxhuar”.
“Më gjasë ende ndihet si 20-vjeçar sepse trupi i jep atë që kërkon. Gjithmonë e trajton fizikun në një mënyrë të mahnitshme. Dikush që shënon 50 gola për çdo vit vetëm bën mirë për skuadrën”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Ancelotti dhe Ronaldo ndoshta do të takohen sërish në verë në rast që Brazili dhe Portugalia do të përballen në Kupën e Botës 2026./Telegrafi/