Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrjen e një pallati në Perash të Shkodrës.
A2 CNN raporton se një person ende i paidentifikuar ka humbur jetën.
Fillimisht është menduar se ka shpërthyer boksi elektrik, por më pas ka rezultuar lëndë plasëse.
Policia në vendngjarje ka nisur hetimet, ndërsa punonjësit e OSHEE kanë konfirmuar se shpërthimi nuk ka ardhur nga boksi elektrik.