Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 23:00 në Lezhë, në lagjen Besëlidhja.
Nga informacionet e para mësohet se shumë biznese dhe mjete janë dëmtuara.
Dyshohet se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga bombola gazi dhe ka prekur disa biznese, por ende nuk është e konfirmuar nga policia.
Fatmirësisht nuk raportohet për viktima. Ndërkaq policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të situatës./Top Channel