Vullkani Kilauea në Hawaii, një nga vullkanet më aktivë në botë, ka shpërthyer.
Llava shpërtheu mbi 200 metra në ajër në Ishullin e Madh të Havait.
Parku kombëtar i vullkaneve në Hawaii, një destinacion i njohur turistik për ata që janë kuriozë të shohin aktivitetin vullkanik, u mbyll për shkak të shpërthimit.
Shërbimi i Parkut Kombëtar i paralajmëroi vizitorët të veshin mëngë të gjata, pantallona të gjata dhe mbrojtëse për sytë për të minimizuar ekspozimin ndaj hirit vullkanik ose tefrës, fragmente të vogla vullkanike.
– YouTube www.youtube.com
Shërbimi Kombëtar i Motit lëshoi një paralajmërim për reshje hiri për rajonin juglindor të Ishullit të Madh.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, Kilauea ka shpërthyer dhjetëra herë që nga viti 1952.
Kohëzgjatja e shpërthimeve të kaluara ka variuar nga dy javë deri në mbi një vit. /Telegrafi/