Futbollistët e KF Shkëndija morën një fitore të thellë 1-4 në transfertë ndaj Tikveshit në javën e 18-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi.
Ndeshja nisi më mirë për vendasit, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 24-t me golin e Kristijan Stojkoskit (1-0). Shkëndija reagoi para pushimit dhe barazoi me Fabrice Tamba, i cili realizoi me kokë për 1-1.
Në pjesën e dytë, kuqezinjtë përmbysën gjithçka. Anes Meliqi shënoi për 1-2 pas një goditjeje nga këndi, ndërsa në minutën e 66-të Albin Zejnullai realizoi për 1-3 pas asistimit të Latifit. Fitoren e vulosi Fahd Nzengue, i cili shënoi për 1-4, gol i dytë në po aq paraqitje zyrtare me fanellën e Shkëndijës.
Me këtë triumf, Shkëndija shkon në 42 pikë dhe rrit presionin mbi Vardarin. Në anën tjetër, Tikveshi mbetet në pozitë të rrezikshme, pranë zonës së rënies. /Telegrafi/