Plakja shpesh perceptohet si një proces i ngadaltë dhe gradual, por kërkimet shkencore tregojnë se kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Nëse ndonjëherë je zgjuar, ke shikuar në pasqyrë dhe menduar se je plakur “në një natë”, ndoshta nuk e ke imagjinuar.
Sipas një studimi të vitit 2024 që trajton ndryshimet molekulare të lidhura me plakjen, njerëzit kalojnë përmes dy periudhave të shpejta të plakjes: njëra rreth moshës mesatare 44 vjeç dhe tjetra rreth moshës 60 vjeç.
Shkencëtarët, përfshirë Michael Snyder nga Universiteti Stanford, zbuluan se trupi nuk plaket thjesht në mënyrë lineare me kalimin e viteve, sciencealert.
Në vend të kësaj, ka ndryshime dramatike molekulare në këto dy periudha të jetës që ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme në shëndetin dhe funksionet e trupit.
– YouTube www.youtube.com
Në studim u analizuan qindra mijëra molekula nga 108 të rritur gjatë disa vjetëve dhe u vunë re ndryshime të mëdha në nivelet e molekulave në trup në mes të të 40-ave dhe sërish në të 60-at.
Këto ndryshime lidhen me proceset metabolike, sistemin imunitar, funksionin e indeve të ndryshme dhe rrezikun e sëmundjeve të lidhura me moshën.
Shkencëtarët theksojnë se edhe pse ndryshimet e para rreth moshës 44 vjeç mbajnë lidhje me periudhën e perimenopauzës te gratë, efektet janë të dukshme edhe tek burrat, që sugjeron se faktorë të tjerë biologjikë ndikojnë në këto periudha të plakjes.
Studimi është botuar në revistën Nature Aging dhe synon të ndihmojë në kuptimin se si funksionon trupi gjatë plakjes dhe si mund të zhvillohen strategji për të zbutur efektet e plakjes. /Telegrafi/