Shëndriti është eliminuar nga Big Brother VIP Albania, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në këtë edicion shumë pranë finales së madhe.
Nga televotimi për përzgjedhjen e finalistëve, më pak i votuari mes Brikenës, Rogertit, Shëndritit dhe Mirit rezultoi pikërisht Shëndriti.
BBVA/YouTube
Kjo bëri që ai të ndërpresë garën në një moment vendimtar, vetëm pak hapa larg finales së 18 prillit.
Pas eliminimit, Shëndriti u shpreh i kënaqur dhe mirënjohës për eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme, duke theksuar se arritja deri në këtë fazë ishte një sukses për të, sidomos duke marrë parasysh se ishte bërë pjesë e lojës me vonesë.
Ai falënderoi publikun për mbështetjen gjatë gjithë rrugëtimit të tij. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com