Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Opozita franceze dëshiron që Franca të dalë nga NATO

    January 9, 2026

    Dëmi mbi 1 milion euro, kërkohet paraburgim për Sami Mazrekun dhe tre të dyshuar

    January 9, 2026

    Arrestohen dy persona për shitblerje të narkotikëve në Mitrovicë– sekuestrohet kokainë, armë dhe para

    January 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Opozita franceze dëshiron që Franca të dalë nga NATO
    • Dëmi mbi 1 milion euro, kërkohet paraburgim për Sami Mazrekun dhe tre të dyshuar
    • Arrestohen dy persona për shitblerje të narkotikëve në Mitrovicë– sekuestrohet kokainë, armë dhe para
    • Siljanovska Davkova i dorëzoi në Kuvend propozimet për dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor
    • Mosfunksionimi i alternatorit – kur ndodhin më shpesh defektet, si t’i diagnostikosh dhe sa zgjat riparimi?
    • Presidentja meksikane i reagon Trumpit që tha se tani radhën e kanë kartelet e Meksikës
    • Si do t’i ndihmojë shteti qytetarët e prekur nga përmbytjet?
    • Barcelona merr vendimin final për të ardhmen e Rashford
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, January 9
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Shefja e diplomacisë evropiane bën thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

    Shefja e diplomacisë evropiane bën thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

    korrektpressBy korrektpressDecember 29, 2025 Albin kurti 2 Mins Read
    Shefja e diplomacisë evropiane bën thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë
    Shefja e diplomacisë evropiane bën thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe është shprehur se mirëpret angazhimin me autoritetet zyrtare të Prishtinës.

    Kallas ka konfirmuar se Bashkimi Evropian po ecën drejt heqjes së masave ndaj Kosovës. Në këtë kuadër, ajo ka përsëritur se 216 milionë euro ndihmë financiare janë lëshuar tashmë pas transferimit të rregullt të qeverisjes lokale pas zgjedhjeve të fundit lokale, ndërsa synohet lirimi i 205 milionë eurove shtesë në fillim të vitit të ardhshëm.

    Në deklaratën e lëshuar pas ditës së zgjedhjeve në vend, Kallas ka porositur se Qeveria e re duhet të dyfishojë përpjekjet për reformat shumë të nevojshme që lidhen me Bashkimin Evropian. Ajo ka vlerësuar se procesi zgjedhor tregoi një angazhim të fortë ndaj parimeve demokratike.

    Thirrje të veçantë, Kallas i ka bërë përbërjes së re të Kuvendit që, menjëherë pas formimit, të ratifikojë marrëveshjet që lidhen me Planin e Rritjes.

    “Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një instrument me afat të kufizuar kohor, i miratuar për periudhën 2024–2027, dhe është në interesin e Kosovës që ratifikimi të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur, për të shfrytëzuar plotësisht të gjitha mundësitë që ofron ky plan, në dobi të popullsisë së saj”, ka thënë përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

    Ajo gjithashtu ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet e vetmja rrugë që të dyja palët të avancojnë në proceset e tyre evropiane.

    “Presim që të gjitha detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme të Dialogut, të zbatohen pa vonesa dhe pa parakushte të tjera”, ka nënvizuar Kallas, duke rikonfirmuar gatishmërinë për të organizuar një takim në nivelin më të lartë politik sapo kushtet ta lejojnë një gjë të tillë. /RTK/

    TË TJERA

    PZAP hedh poshtë si të pasafatshme ankesën e PDK-së për votat nga diaspora

    Pas numërimit të votave, PZAP ka në shqyrtim një ankesë

    Abdixhiku: Rezultati zgjedhor nuk ishte ai që pritëm, larg madje

    Abdixhiku: Rezultati zgjedhor nuk ishte ai që pritëm, larg madje

    Pas rezultateve të 28 dhjetorit, LVV: U konfirmuam fuqishëm si subjekti politik më i votuar në historinë e Kosovës

    Hamza pas përmbylljes së procesit zgjedhor: Besimin e qytetarëve e marrim me përgjegjësi të madhe

    Pas rezultateve të 28 dhjetorit, LVV: U konfirmua fuqishëm si subjekti politik më i votuar në historinë e Kosovës

    LEXO GJITHASHTU

    Opozita franceze dëshiron që Franca të dalë nga NATO

    January 9, 2026

    Dëmi mbi 1 milion euro, kërkohet paraburgim për Sami Mazrekun dhe tre të dyshuar

    January 9, 2026

    Arrestohen dy persona për shitblerje të narkotikëve në Mitrovicë– sekuestrohet kokainë, armë dhe para

    January 9, 2026

    Siljanovska Davkova i dorëzoi në Kuvend propozimet për dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor

    January 9, 2026
    TË TJERA

    Mosfunksionimi i alternatorit – kur ndodhin më shpesh defektet, si t’i diagnostikosh dhe sa zgjat riparimi?

    January 9, 2026

    Presidentja meksikane i reagon Trumpit që tha se tani radhën e kanë kartelet e Meksikës

    January 9, 2026

    Si do t’i ndihmojë shteti qytetarët e prekur nga përmbytjet?

    January 9, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.