Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, lëshoi një paralajmërim të fortë për Teheranin, teksa tha se se presidenti Donald Trump nuk po bën shaka kur kërcënon.
“Irani ka një zgjedhje. Zgjidhni me mençuri, sepse ky president nuk bën shaka, mund të shihni çfarë i ndodhi Soleimanit apo Maduros”, tha Hegseth.
Ai po i referohej Qassem Soleimanit, udhëheqësit të Pasdaranëve të vrarë në vitin 2020, gjatë mandatit të parë të Trumpit dhe ish-presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i kapur në Karakas nga amerikanët në janar dhe i dërguar në SHBA.
“Ushtria iraniane është e turpëruar dhe e poshtëruar, dhe me të drejtë”, shtoi Hegseth.
“Sot do të shohim numrin më të lartë të sulmeve që nga dita e parë e këtij operacioni. Nesër, edhe më shumë se sot, dhe pastaj Irani do të duhet të bëjë një zgjedhje”, përfundoi ai.
Ndryshe, gjatë konferencës Trump tha se Irani mund të “shkatërrohet brenda një nate”.
Trump tha gjithashtu se SHBA-të kanë një plan sipas të cilit çdo urë dhe termocentral në Iran mund të shkatërrohet deri në mesnatë nesër.
Pavarësisht kësaj, presidenti nuk tha nëse lufta po përshkallëzohet apo po ndalet. /Telegrafi/