Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar “sekuestrimin” e cisternës së naftës Marinera, për shkelje të sanksioneve të SHBA-së.
Anija ishte riemëruar Marinera dhe po lundronte nën flamurin rus ndërsa i shpëtonte ndjekjes amerikane në Atlantik.
Tankeri duket se ka lundruar me flamurin e Guianës para këtij ndryshimi, transmeton Telegrafi.
“Anija u sekuestrua në Atlantikun e Veriut në përputhje me një urdhër arresti të lëshuar nga një gjykatë federale e SHBA-së, pasi u gjurmua nga USCGC Munro”, u tha nga Departamenti i Drejtësisë.
Njoftimi vjen pasi një zyrtar amerikan i tha NBC News, se anija ishte siguruar dhe ishte nën kujdestarinë e SHBA-së. /Telegrafi/