SHBA-të u kërkojnë qytetarëve të largohen nga juglindja e Turqisë, urdhërojnë stafin jo-thelbësor të largohet nga konsullata në Adana
Uashingtoni ka këshilluar stafin jo-thelbësor të largohet nga konsullata e saj pranë qytetit jugor turk të Adanas, pranë një baze kyçe të NATO-s.
Ata urdhëruan qytetarët amerikanë të largohen nga “Turqia Juglindore”, thotë ambasada amerikane në Ankara, transmeton Telegrafi.
“Më 9 mars 2026, Departamenti i Shtetit urdhëroi punonjësit jo-emergjentë të qeverisë amerikane dhe anëtarët e familjeve të punonjësve të qeverisë amerikane të largohen nga Konsullata e Përgjithshme në Adana për shkak të rreziqeve të sigurisë”, tha ajo në X, duke iu referuar një këshille udhëtimi që thoshte: “Amerikanët në Turqinë Juglindore inkurajohen fuqimisht të largohen tani”.
Ndryshe gjatë javës së kaluar një raketë balistike iraniane u fut në hapësirën ajrore turke, duke aktivizuar NATO-n që të reagojë dhe ta rrëzojë raketën.
Ishte mbrojtja kundërajrore që u aktivizua dhe e rrëzoi raketën iraniane para se të shkaktonte ndonjë dëm serioz. Ndërkaq edhe sot një raketë e tillë u rrëzua në Turqi, pasi radarët e detektuan duke u futur në hapësirën e saj ajrore.
Bëhet fjalë pra për të njëjtin lloj të raketës e cila u shkrep nga Irani, pavarësisht se në rastin e parë Teherani pati deklaruar se nuk kishte shënjestruar Turqinë. /Telegrafi/