Blerim Shabani nga Ministria për Familje, Rini dhe Politikë Sociale ka mbajtur sot një konferencë për media pas rastit të rëndë në Lipjan, ku një fëmijë 5-vjeçar po trajtohen në mjekimin intensiv të Pediatrisë për shkak të moskujdesit të duhur në familje.
Shabani theksoi se si pas rastit në Lipjan, si ministri kanë ndërmarrë disa hapa, gjersa tha se po ashtu kanë kërkuar një raport kronologjik të hollësishëm si dhe është autorizuar Njësia inspektuese.
Ai tutje deklaroi se përgjegjësia për ofrimin e shërbimeve për fëmijët dhe të rriturit e që kanë nevojë për shërbime sociale është e komunave, rrjedhimisht e qendrave për punë sociale dhe jo e ministrisë.
“Çështja e trajnimit dhe menaxhimit të rasteve sociale është kompetencë e komunave, përkatësisht komunës. I kemi 38 qendra për punë sociale dhe menaxhohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga komunat”, tha ai.
Shabani tutje shtoi Qendra për Punë Sociale është institucion në kuadër të komunës.
Drejtori i Departamentit për Politikë të Shërbimeve Sociale theksoi më tej se nuk mund të japë informacione të detajuara pa e pasur raportin kronologjik të rastit.
Ndërkaq, lidhur me fëmijët e tjerë të kësaj familjeje, të cilat janë marrë nën përkujdesje nga Qendra për Punë Sociale, ai ka thënë se gjenden “në një vend të sigurt dhe po marrin kujdesin institucional…”. /Telegrafi/