Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Brooklyn Beckham thuhet se po komunikon me prindërit vetëm përmes avokatëve

    January 9, 2026

    Real Madridi nuk e përjashton shitjen e Vinicius Jr gjatë verës

    January 9, 2026

    Publikohen pamje nga sekuestrimi i tankerit nga forcat amerikane në Karaibe

    January 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Brooklyn Beckham thuhet se po komunikon me prindërit vetëm përmes avokatëve
    • Real Madridi nuk e përjashton shitjen e Vinicius Jr gjatë verës
    • Publikohen pamje nga sekuestrimi i tankerit nga forcat amerikane në Karaibe
    • Sllaveski: Këtë vit do të ulet inflacioni në vend
    • Buxheti i Gjilanit kalon pa vota kundër, por jo pa kushte
    • “Kënga ime favorite”: Xheneta këndon njëzëri me hitin e Gjestit
    • Meloni: Nëse Trump hyn në Grenlandë nuk do ta mbështesim
    • Arrestohet një 32 vjeçar, dyshohet për grabitje në një vilë të Çagllavicës
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, January 9
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Sa kushton tryeza e Vitit të Ri për familjet shqiptare?

    Sa kushton tryeza e Vitit të Ri për familjet shqiptare?

    korrektpressBy korrektpressDecember 31, 2025 Rritja e çmimeve 3 Mins Read
    Sa kushton tryeza e Vitit të Ri për familjet shqiptare?
    Sa kushton tryeza e Vitit të Ri për familjet shqiptare?
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Fundviti mbetet një nga periudhat më të rëndësishme për familjet shqiptare, e lidhur ngushtë me festat, grumbullimet familjare dhe tryezën tradicionale të Vitit të Ri. Por kjo traditë ka edhe një kosto të konsiderueshme financiare.

    Gazetari Mario Brakaj ka bërë një përllogaritje në emisionin “Puls” me Bruna Çifligun në A2 CNN, duke analizuar shpenzimet për një darkë tipike të Vitit të Ri, bazuar në çmimet aktuale në tregun e Tiranës.

    Sipas tij, gjeli i detit mbetet produkti kryesor i tryezës. Një gjel deti rreth 5 kilogramë, me çmim mesatar 1.200 lekë të vjetra për kilogram, kushton rreth 60.000 lekë të vjetra, ose 600 lekë të reja, që përkthehen në rreth 6 euro.

    Pijet alkoolike, kryesisht dy shishe verë ose pije shoqëruese, arrijnë një kosto prej 32.000 lekë të vjetra (320 lekë të reja), afërsisht 3.2 euro.

    Bakllavaja, në sasi 2–3 kilogramë e blerë e gatshme, kushton mesatarisht 19.000 lekë të vjetra (190 lekë të reja), ose rreth 1.9 euro, ndërsa përgatitja në shtëpi mund ta ulë disi këtë shpenzim.

    Në listën e shpenzimeve përfshihen edhe antipastat, mishi alternativ (viçi ose qengji), sallata ruse, panetone, fruta, perime, bukë, djathë, arra, ullinj, miell, vezë, qumësht, si dhe energjia elektrike. Vetëm për gatim, shpenzimi i energjisë llogaritet rreth 500 lekë të reja, ose 5 euro, pasi soba qëndron e ndezur pothuajse gjatë gjithë ditës.

    Në total, kostoja e një darke të fundvitit arrin rreth 250.000 lekë të vjetra, ose 2.500 lekë të reja, që përkthehen në afërsisht 25 euro vetëm për ushqimin bazë të një darke festive.

    Sipas Brakajt, krahasuar me vitin 2024, çmimet kanë shënuar rritje të ndjeshme, veçanërisht te mishi, për shkak të braktisjes së blegtorisë dhe rritjes së importeve. Të dhënat e INSTAT tregojnë se një familje me tre anëtarë ka të ardhura mesatare mujore rreth 93.042 lekë të reja, ose 930 euro. Ndërkohë, vetëm darka e fundvitit kushton rreth 24.940 lekë të reja, afërsisht 250 euro, duke zënë 26.8% të të ardhurave mujore.

    Situata është edhe më e rëndë për pensionistët. Një çift pensionistësh me të ardhura mujore rreth 39.200 lekë të reja (392 euro), duhet të shpenzojë rreth 63.6% të buxhetit mujor, ose mbi 240 euro, vetëm për tryezën e Vitit të Ri, gjë që për shumë prej tyre bëhet e pamundur pa ndihmën e fëmijëve.

    Përveç ushqimeve, një zë i rëndësishëm shpenzimesh janë edhe dhuratat. Produktet kozmetike dhe parfumet kushtojnë nga 200 deri në 1.000 lekë të reja (2–10 euro), aksesorët dhe bizhuteritë nga 150 deri në 800 lekë të reja (1.5–8 euro), ndërsa lodrat për fëmijë variojnë nga 50 deri në 500 lekë të reja (0.5–5 euro). Pajisjet elektronike, si kufje, tabletë apo telefona, mund të shkojnë nga 500 deri në 5.000 lekë të reja, përkatësisht 5 deri në 50 euro. Librat mbeten ndër dhuratat më ekonomike, me çmime nga 5 deri në 50 lekë të reja, ose 0.05 deri në 0.5 euro.

    Në këto kushte, festa e Vitit të Ri po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një barrë financiare për shumë familje shqiptare, duke e bërë gëzimin e fundvitit gjithnjë e më të kushtëzuar nga mundësitë ekonomike.

    TË TJERA

    Mërgimtarët ankohen për çmimet e larta në Kosovë

    Rritja e vazhdueshme e çmimeve, kërkohet nga Qeveria t’i vëzhgojnë bizneset

    LEXO GJITHASHTU

    Brooklyn Beckham thuhet se po komunikon me prindërit vetëm përmes avokatëve

    January 9, 2026

    Real Madridi nuk e përjashton shitjen e Vinicius Jr gjatë verës

    January 9, 2026

    Publikohen pamje nga sekuestrimi i tankerit nga forcat amerikane në Karaibe

    January 9, 2026

    Sllaveski: Këtë vit do të ulet inflacioni në vend

    January 9, 2026
    TË TJERA

    Buxheti i Gjilanit kalon pa vota kundër, por jo pa kushte

    January 9, 2026

    “Kënga ime favorite”: Xheneta këndon njëzëri me hitin e Gjestit

    January 9, 2026

    Meloni: Nëse Trump hyn në Grenlandë nuk do ta mbështesim

    January 9, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.