Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thirrje për një rritje dramatike të kapaciteteve të mbrojtjes ajrore të Aleancës.
Sipas tij, ato duhet të rriten me 400 për qind, ose pesë herë më shumë se sa janë aktualisht.
“Do të marrë pak kohë, por ne do të arrijmë aty”, tha ai.
Rutte shtoi se Shtetet e Bashkuara kuptojnë rëndësinë e një Evrope, Arktiku dhe Atlantiku të sigurt për mbrojtjen e tyre, duke theksuar se kjo forcon edhe më shumë lidhjet e SHBA-së me NATO-n.
Shefi i aleancës më të fuqishme ushtarake në botë gjithashtu inkurajoi vendet evropiane që të mos shqetësohen për rolin e Shteteve të Bashkuara dhe të përqendrohen në zbardhjen e angazhimeve dhe investimeve të tyre në mbrojtjen e përbashkët.
“Kjo na bën të fortë dhe e forcon pozicionin e SHBA-së brenda Aleancës”, tha ai.
Ndryshe, ekspertët e sigurisë shohin këtë si një sinjal të qartë se NATO po planifikon të përforcojë kapacitetet e saj ajrore përballë sfidave të reja globale dhe kërcënimeve në rajon. /Telegrafi/