Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga drejt Malit të Zi tashmë është pastruar dhe është e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve.
Sipas njoftimit, informacioni është konfirmuar pas komunikimit me zyrtarët kufitarë të Malit të Zi, të cilët kanë raportuar për përmirësimin e gjendjes në rrugë dhe rikthimin e qarkullimit normal.
Qytetarët për informata shtesë mund të kontaktojnë Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar në numrat e telefonit: +383 (0)45 198 606 dhe +383 (0)45 198 000. /Telegrafi/