Në kryeqytetin e Brazilit, Brasília, rrufeja goditi papritur një turmë demonstruesish që po mblidheshin në mbështetje të ish-presidentit Jair Bolsonaro, duke lënduar më shumë se 70 persona.
Incidenti ndodhi në një shesh gjatë reshjeve të shiut, kur njerëzit po qëndronin me çadra pranë barrierave metalike. Momenti i goditjes u filmua nga dëshmitarët okularë, transmeton Telegrafi.
Rreth 30 nga të lënduarit u shtruan në spital me djegie në bark, krahë dhe pjesën e sipërme të trupit. Tetë persona mbeten në gjendje të rëndë.
Jair Bolsonaro shërbeu si president i Brazilit nga viti 2019 deri në vitin 2022. Vitin e kaluar, ai u dënua me 27 vjet burg në një rast që lidhej me një tentativë grusht-shteti.
Hetuesit pretendojnë se Bolsonaro dhe bashkëpunëtorët e tij planifikuan të prishnin inaugurimin e presidentit të ri, Luiz Inácio Lula da Silva. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com