Ekipet e KRU Gjakova kanë ndërhyrë për debllokimin e rrjetit të kanalizimit në rrugën “Hysni Dobruna” në Gjakovë, ku ishte konstatuar bllokim i pusetave si pasojë e hedhjes së mbeturinave në rrjet.
Gjatë intervenimit, ekipet kanë kryer thithjen dhe largimin e mbeturinave nga pusetat, duke rikthyer funksionimin normal të sistemit të kanalizimit.
Nga KRU Gjakova bëjnë të ditur se pakujdesia e disa qytetarëve që hedhin mbeturina në rrjet shkakton probleme serioze dhe bllokime të panevojshme.
Ndaj, ndërmarrja u bën apel të gjithë qytetarëve për të treguar kujdes dhe përgjegjësi, duke mos hedhur mbeturina në rrjetin e kanalizimit, për të shmangur dëmtimet dhe ndërprerjet e shërbimit. /Telegrafi/