Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i Maqedonisë së Veriut mbajti sot një takim për rritjen e pagave në kujdesin shëndetësor publik, njoftoi drejtori i FSSH-së, Sasho Klekovski.
“Në takimin me Gjorgji Stavridis dhe Ljubisa Karanfilovski nga Sindikata e Pavarur për Shëndetësi dhe Predrag Serafimovski dhe Pero Spirov nga Sindikata e Pavarur e Qendrës Klinike, diskutuam modelet për rritjen e pagave në kujdesin shëndetësor publik”, deklaroi Klekovski në Facebook.
Në periudhën e ardhshme do të kryhen analiza financiare, mbi bazën e të cilave do të vazhdojë dialogu.
Në takim u diskutua gjithashtu nevoja për të përcaktuar përfaqësimin e sindikatave në kujdesin shëndetësor, një marrëveshje e re kolektive për kujdesin shëndetësor dhe trajtimi i padive të punonjësve kundër institucioneve të kujdesit shëndetësor publik dhe pasojat negative.