Deputeti i PDK-së Eman Rrahmani reagoi ndaj ecurisë së seancës së Kuvendit të Kosovës në lidhje me premtimin në fushatë zgjedhore për rindërtimin e xhamisë Ibrit në Mitrovicë.
“Ndërtimi i Xhamisë së Ibrit u premtua publikisht gjatë fushatës zgjedhore. U fol për përkushtim dhe për realizim të këtij projekti si çështje me rëndësi për Mitrovicën dhe Kosovën”, ka shkruar ai.
“Amendment që propozova për ndërtimin e Xhamisë së Ibrit, i cili kishte marrë mbështetje në komisionin funksional, në Kuvend nga deputetët e Vetëvendosjes nuk pati asnjë votë PRO. Asnjë”, vijoi Rrahmani.
Sipas tij, kjo tregon qartë se premtimi për ndërtimin e Xhamisë së Ibrit ka qenë premtim elektoral, jo zotim i sinqertë.
“Kur ishte koha për votë, mungoi mbështetja. Fjalët në fushatë nuk u përkthyen në vendim në Kuvend”, shkroi tutje Rrahmani në Facebook.