Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të rrahjes, një në Podujevë dhe një tjetër në Prishtinë.
Në Podujevë rasti ka ndodhur të enjten, ndërkaq në Prishtinë të premten.
Raporti policor:
Fsh. Shtedim, Podujevë 05.03.2026 – 17:30. Është raportuar një rrahje mes disa personave të dyshuar meshkuj kosovarë, si pasojë disa prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Janë arrestuar katër të dyshuar të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 06.03.2026 – 15:20. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasojë e rrahjes, dy prej tyre kanë pësua lëndime trupore. Pas tretmanit mjekësor, pesë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/