Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, mbrëmjen e djeshme u vendosën tre kuti emergjence, ku në secilën prej tyre fshihej një benefit ose një sfidë.
Njërën nga këto kuti e ka hapur Rogerti mëngjesin e së dielës, menjëherë pasi u zgjua.
Ai nuk u ndal vetëm aty, por zgjoi edhe tre finalistët e tjerë duke bërë zhurmë dhe duke u drejtuar me fjalë të forta: “Hajdeni peshqit e mi, hajdeni te peshkaqeni”.
BBVA/YouTube
Ai iu drejtua veçanërisht Mirit, i cili nuk ishte afruar menjëherë në living për të lexuar zarfin: “Njeriu më falso, paske pasur respektin për interes”.
Sipas Rogertit, në zarf ishte shkruar: “Duhet t’i thuash pesë komplimente për secilin banor”.
BBVA/YouTube
Ai nisi me Miri, duke i thënë: “gentelman, është veshur me të zeza, ka këpucë shumë të bukura, flet bukur tiransen”.
Ndërsa ai po vazhdonte me komplimentet, Mateo nuk i besoi fjalët dhe u largua nga ambienti.
Edhe Selin më pas, gjatë momentit kur Rogerti nisi t’i drejtohej asaj me komplimente, nuk e pranoi si të vërtetë atë që po thuhej për përmbajtjen e zarfit. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com
– YouTube www.youtube.com