Rogert Sterkaj po vazhdon të komentojë puthjen mes Selin dhe Gimbos në dasmën e tyre të organizuar në Big Brother.
Sipas tij, ata bëjnë puthje cepave, si 12-vjeçarë. E jo vetëm kaq, pasi ai i pyet edhe pse nuk flenë në një krevat tani që janë një çift.
Ditën e sotme (e hënë) teksa po komentonte puthjen e tyre, ai u shpreh se rrezikon divorcin nga gruaja dhe e puth Juelën në cep të buzës si ata të dy.
Foto: Instagram
“Kapa Selin dhe Gimbo duke u puthur cepave të buzës. I thashë edhe cepi këtu të ndjek ty. Do me e puth në cep të buzës për t’u kujtuar cepi. Dhe ja deklarova. Edhe unë që jam burrë i martuar, rrezikoj divorcin nga grua dhe e puth Juelën në cep të buzës si ata njëri-tjetrin. Se ato sapo janë martuar”, u shpreh ai.
“A ka më marre? Ose puthu tamam, ose ke kaluar 3-4 ditë muaj mjalti, ose rrini në terezi tuaj dhe mos na shisni këtë falsitet”, u shpreh banori.
Duhet theksuar që Rogerti nuk ishte i ftuar në dasmën e organizuar të enjten e kaluar.
Banori në fakt u paraqit në ceremoni, ku kundërshtoi dasmën false sipas tij, duke shkatërruar çdo gjë që i dilte para. /Telegrafi/